Politike

Përgjimet e Ndranghetës/ Paloka: Kam frikë se hija që i ka rënë Ramës dhe Veliajt dinë diçka më shumë, nuk më duken

5 Shkurt 2021, 22:01 Nga DOSJA
Përgjimet e Ndranghetës/ Paloka: Kam frikë se hija që i ka

TIRANË-  Numri dy i Partisë Demokratike,  Edi Paloka, ka thënë se priten sërish përgjime të reja në lidhje me Ndrangetën. 

I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Paloka ka thënë se deklarata e ambasadorit italian nuk është rastësi duke shtuar se Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj dinë diçka më shumë në lidhje me përgjimet. 

“E para, për përgjimet e reja kam përshtypjen e dha përgjigjen ambasadori italian, që tha se priten. Nuk më duken rastësi… Dikush i bëri nder Ramës dhe i tha të hiqte Saimir Tahirin dhe përgjimet dolën pas zgjedhjeve.  Unë kam frikë se hija, errësira që u ka rënë atyre, edhe Ramës edhe Veliajt, mbasi dinë diçka më shumë”, tha Edi Paloka.

Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili, Presidenca, Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi paloka

Sondazh

Poll