Politike

‘Kemi arritur një marrëveshje me Turqinë’/ Rama: Do i japin një dorë Gjirokastrës dhe Beratit në restaurimin e zonave

6 Shkurt 2021, 08:24 Nga DOSJA
‘Kemi arritur një marrëveshje me Turqinë’/ Rama: Do i

GJIROKASTËR– Nga Gjirokastra kryeministri Edi Rama bëri të ditur se qeveria Turke ka rënë dakord që të ndihmojnë në restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në atë zonë dhe në Berat. Kreu i qeverisë tha se presin një ndërhyrje në zonë në mënyrë që të kthehet në një vend turistik nga njerëzit.

Ndërkohë që njerëzit nga këtu largoheshin, ata që vinin, vinin për të vizituar të afërmit, për dasma apo për vaki dhe vizitorët e Gjirokastrës ishin vizitorë gjatë ditës. Njerëz që vinin për të fjetur ishin shumë pak se nuk kishin ku të flinin. Kjo pasuri ishte në rrënim të vazhdueshëm, ishte në rrënim të familjes dhe qytetit. Sot vetëm në perimetrin e pazarit, kemi 700 shtretër, nuk janë shtretër që i numërojmë për familjet, por në dispozicion të vizitorëve që janë duke bërë skonton me goditen që i ka dhënë pandemia, janë të pamjaftueshëm për kërkesën, ashtu si me Korcën dhe me Beratin, dhe me pika të tjera, por këto destinacione, në fundjava nuk ka vend, thënë këto ajo që thatë dhe që është para syve ka plot akoma godina që janë me vlerë të jashtëzakonshme. Presin ndërhyrjen. Duhet të ndiqen rrugë për të shtrënguar pronarët, këto rrugë janë rrugë alternative në këtë fazë hallesh dhe problemesh që kanë njerëzit. Kemi pasur në diskutim rrugë të ndryshme për të krjuar një përgjegjësi shoqërore përmes ligjit, në raport me pasurinë e përbashkët, gjëja që e besoj është se kjo nuk duhet të na e lehtësojë barrën e përgjegjësisë për të na e lehtësuar barrën për subjektet private, se këto hotele janë ndërtuar nga subjektet private. Ne kemi bërë një marrëveshje me Turqine për të investuar në mënyrë të konsiderueshem te objektet e trashëgimisë kulturore, ata kanë ndërhyrë në objektet e kultiti, ajo që i kam kërkuar prej disa kohësh është që eksperienca e tyre në restaurimin e zonave historike dhe kapacitetet financiare janë në kushtet që të japin një dorë dhe këtu. Kemi rënë dakord për Beratin dhe Gjirokastrën të japin një dorë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne gjirokaster edi rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll