Politike

‘T’u bëftë dita 1000’/ Rama pritet me këngë polifonike në Salari të Tepelenës. Kryeministri: Ëndrra e daljes në d

5 Shkurt 2021, 21:01 Nga DOSJA
‘T’u bëftë dita 1000’/ Rama pritet me

TEPELENË – Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme, gjatë viztës në në Tepelenë, është pritur ndryshe nga banorët e zonës.

Kur ka shkuar në Salari për inagurimin e rrugës Tepelenë-Salari, grupi polifonik i zonës e ka pritur me këngë.

“Mirëserdhe kryetar, këtu lartë në Salari, në shtëpinë e xha Selamit ulu këmbëkryq e rri. Ju sot na keni nderuar. Ne këtej nga anët tona, për ju kemi një urim, le të thonë çfarë të duan, juve u bëftë dita 1000”,- thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës.

Ndër të tjera Rama ka thnë se falë investimeve në rrugë, shumë prej emigrantëve janë kthyer për të investuar në bujtina mikpritëse për qytetarët.

“Falë investimeve në infrastrukturë e në mbështetje të agroturizmit, u kanë dhënë shpresë e optimizëm emigrantëve që kanë nisur të investojnë kursimet e tyre për kthimin e shtëpive të rrënuara në bujtina mikpritëse. Më në fund ajo ëndrra e daljes në det nga maja më e lartë deri në Borsh u bë realitet. Kjo zonë do shpërthejë ekonomikisht nga shpërthimi i agroturizmit duke u bazuar te shtëpitë e vjetra, natyra, traditat, trashëgimnia në blegtori dhe te polifonia. Ka filluar ndryshimi por jemi ende në fillime”, tha Rama.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll