Politike

Rama në Gjirokastër, dëgjon shqetësimet e qytetarëve! Zbulon investimet e Emirateve të Bashkuara në Përmet, marrëveshja

6 Shkurt 2021, 08:07 Nga DOSJA
Rama në Gjirokastër, dëgjon shqetësimet e qytetarëve!

GJIROKASTËR –Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Gjirokastër aty ku ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët. Së bashku me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve që ishin nga më të ndryshmet. Vetë kryeministri në nisje të fjalës së tij tha se është i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve dhe ti përgjigjet pyetjeve të ndryshme që ata kanë.


Rama herë pas here ironizoi dhe programin e PD-së për të cilin u shpreh se ajo që ata japin për djathë është sapun, kjo u tha në momentin kur kryeministri po fliste për rritjen e pensioneve që është premtuar nga Partia Demokratike.

Rama zbuloi se është arritur një marrëveshje me Turqinë për rikonstruktimin e disa objekteve të trashëgimisë kulturore në Gjirokastër dhe në Berat. Kryeministri përmendi dhe arsimin e lartë për të cilin tha se është nevoja që të hapen sa më shumë kolegje profesionale në mënyrë që të rinjtë të dalin më të përgatitur në tregun e punës.

Kreu i qeverisë zbuloi se në Përmet investitorët nga Emiratet e Bashkuara kanë shprehur interes për të investuar. Sipas Ramës, ata flasin me shumë pasion për atë qytet pasi sipas tyre njerëzit janë shumë të urtë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne gjirokaster edi rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll