Politike

Rama nga Gjirokastra: Unë hy te të pakënaqurit, ajo që kemi bërë nuk vlen për të kërkuar duartrokitje nga njerëzit

6 Shkurt 2021, 08:14 Nga DOSJA
Rama nga Gjirokastra: Unë hy te të pakënaqurit, ajo që kemi

GJIROKASTËR– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Gjirokastër prej nga zhvilloi një bashëbisedim me qytetarët. Në nisje të fjalës së tij kreu i qeverisë tha se nuk kanë shkop magjik për të rregulluar gjërat e se pandemia dhe tërmeti kanë qënë goditje të mëdha për vendin. Më tej ai tha se pavarësisht pandemisë ata mund të zhvillojnë një bashkëpunim në kushte të tilla, përmes ekranit.

‘Distanca nuk na pengon që të kemi një bashkëbisedim të hapur, do të kisha shumë mirënjohje për këdo që ngre shqetësime, apo që i dëgjoni përreth jush, në mënyrë që jo vetëm të mund të japim nga ana jonë shpjegime dhe të bëjmë arsyetime mbi cfarë po kalojmë nga vijmë dhe ku duam të shkojmë por dhe në mënyrë që të mund të sqarohemi për një pikë të rëndësishme që qeveria nuk ka një shkop magjik, ajo cka na duhet është që të punojmë pa u ndalur dhe të rezistojmë me durim përballë vështirësive pengesave të trashëguara dhe ata që na dalin. Sic kanë qënë dy goditjet e mëdha, tërmeti që na vuri para përgjegjësisë për të rishikuar priroritetet dhe pandemia që na vuri përballë mbrojtjes së jetës dhe uljes së kostos së rënda në shëndetin e njerëzve. Po jua kaloj fjalën juve. Unë hy te të pakënaqurit, ka shumë për të bërë se koha nuk pret, se ajo që kemi bërë nuk vlen për të kërkuar që njerëzit të jenë të lumtur dhe të cohen në këmbë dhe të duartrokasin, por drejtimi dhe rruga janë të duhura. Duhet të vazhdojmë drejt.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne gjirokaster edi rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll