Politike

Çuçi: Turizmi, i vetmi aset që ka qarku i Gjirokastrës, po kthehet në ditët e lavdishme

6 Shkurt 2021, 08:12 Nga DOSJA
Çuçi: Turizmi, i vetmi aset që ka qarku i Gjirokastrës,

GJIROKASTËR– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte i pranishëm në bashkëbisedimin që kryeministri Edi Rama mbajti me qytetarët e Gjirokastrës. Ministri ishte i pari që mori fjalën. Ai tha se qarku i Gjirokastrës ka një ofertë të qëndrueshme për një zhvillim. Ndër të tjera ai tha se e gjithë zona e Labërisë do të jetë e lidhur me rrugë, me parametra bashkëkohore.


Nuk vijmë që të bashkëbisedojmë me ju vetëm kur ka fushata, pasi kjo është bërë rutinë dhe ka qenë në filozofinë tonë. Frymë e dialogut është dhe qarku i Gjirokastrës. Ky qark ka një ofertë të qëndrueshme, për një zhvillim të qëndrueshëm. E gjithë zona e Labërisë do të jetë e lidhur me rrugë, me parametra bashkëkohore. Turizmi është i vetmi aset që ka ky qark dhe që të kthehet në ditët e veta të lavdishme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi edi rama ne gjirokaster bledi çuçi edi rama ne gjirokaster

Sondazh

Poll