Politike

Edi Paloka: Rama ka dy truproja me antiplumb, si e mbrojnë në momentin që hapin valixhet

5 Shkurt 2021, 21:30 Nga DOSJA
Edi Paloka: Rama ka dy truproja me antiplumb, si e mbrojnë në momentin

TIRANË– Edi Paloka, numri dy i Partisë Demokratike ka deklaruar se kryeministri Edi Rama lëviz me dy truproja që janë të pajisur me dy valixhe me antiplumb.

I ftuar në “Zonë e lirë”, Paloka tha se në momentin që Rama mund të sulmohet, truprojat do të aktivizojnë direkt valixhet që happen dhe e mbrojnë anash.

Më tej, ish-deputeti tha se Rama ka një aeroport privat dhe charter, duke përmendur këtu aeroportin e Rinasit.

“Rama nuk kafshon dot askënd dhe asgjë, më tepër njihet si lëpirës se sa kafshues. Është tentativë për diçka. Për mua ka disa interesa, duke bashkuar edhe sulmin ndaj Evropës, ndaj Francës në veçanti. Është një përpjekje e dëshpëruar e Ramës në fund të një mandati që nuk e mbron dot më. Kriminelët janë e vetmja fuqi në fushatën e tij dhe paratë e pista. Është një mesazh që ai i thotë ‘mos më braktisni se unë ju mbroj deri në fund edhe përballë Amerikës’. Sulmi ndaj perëndimit mund të jetë më i thellë. Ai po sulmon këdo, Rama ka një aeroport privat, aeroportin e Rinasit, ka një charter privat në aeroportin e Rinasit, Air Albania, që vetëm emrin ka Air Albania se dihet që është ‘turkish airlines’. Mos u habisni që pas 25 Prillit të marri charterin dhe të iki në lindje. Rama bredh me ushtri, ka dy truproja që kanë valixhe anti-plumb anash që kur hapen e izolojnë direkt anash,”- tha Edi Paloka.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama edi paloka edi rama

Sondazh

Poll