Politike

Raporti vjetor për drogën, paralajmërimi i ministrit Lleshaj: Nuk ndalojmë këtu, shumë beteja të tjera do finalizohen

13 Shkurt 2019, 12:50 Nga DOSJA

TIRANË- Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka publikuar raportin me rezultatet e luftës kundër kanabisit përgjatë vitit 2018.

Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cilësoi historike shifrat e publikuara nga Guardia di Finanza  lidhur me luftën kundër kanabisit, duke paralajmëruar edhe aksione të tjera.

“Për vitin 2018 niveli i kultivimit të kanabisit është në minimumin e tij historik. Suksesi konfirmohet edhe nga Italia. Në 2018 sasia e kapur në Itali është 81% më e ulët se në 2017. Ne nuk do të ndalojmë këtu. Shumë beteja të tjera do të finalizohen. Operacionin e fundit, si ai i Balilit, ‘Rruga e gabuar’ dhe ‘Lulet e pranverës’, provojnë tri të vërteta. Kemi vullnet, kemi kapacitete pra dimë dhe kemi mbështetje të madhe pra nuk jemi vetëm. Takimet më të gjata që kam zhvilluar gjatë ditëve të para në detyrë kanë qënë me familjarët e të vrarëve në krye të detyrës. Qeveria shqiptare është e motivuar për të cuar përpara të gjitha reformat, që janë kushte për realizimin e kryereformës për Europën e vlerave tona” deklaroi Lleshaj.

JuSugjerojmë

Shifrat i publikoi në fjalën e tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Duke iu referuar raportit  me rezultatet e luftës kundër kanabisit nga GdF dhe Policia e Shtetit përgjatë vitit 2018 u shpreh se kutivimi dhe trafikimi i drogës është ulur. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

Loading ... Loading ...

politike politike guardia di finanza ministri i brendshëm policia e shtetit raporti vjetor sander lleshaj guardia di finanza ministri i brendshëm policia e shtetit raporti vjetor sander lleshaj

Sondazh

Poll