Aktualitet

Bashkia njofton: 2750 Ha tokë bujqësore e përmbytur në Shkodër, në disa zona uji mbi 1 metër

5 Shkurt 2021, 09:47 Nga DOSJA
Bashkia njofton: 2750 Ha tokë bujqësore e përmbytur në

SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë informacion në lidhje me situatën që gjendet zona pas përmbytjeve. Aktualisht janë 2750 hektarë tokë nën ujë, ndërkohë që rrugë të bllokuara ka në Darragjat, Shirq dhe në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit që arrin 100-130 cm në rrugë.

NJOFTIMI:

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Dajç, datë 05.02.2021, paradite
Hidrometri shënon 6.59cm, me një rritje prej 3 cm në hidrometrin e Dajçit,7 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me një dite më parë.
-1500 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.)
-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 100-130 cm në rrugë.
-Ka prezencë uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar
-Po vështirësohet lëvizja me mjete të ulta në lagjen Mazia- fshatin Suka- Dajç
-Shtëpi të përmbytura s’ ka.
-Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.
-Makina e Ushtrisë ne gatishmëri ora 07:45-16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri.
-Qendrat shendetësore në gatishmëri.
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2 m.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia shkodër bashkia shkodër

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2021, 08:48

TIRANË– Shtyhet seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Shka...