Aktualitet

5 Shkurt 2021, 08:48 Nga DOSJA

TIRANË– Shtyhet seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. 

Shkak për shtyrjen e seancësështë bërë dorëheqja e gjyqtares së çështjes, Anita Mici pas kërkesës së bërë nga prokurorët e SPAK. Këta të fundit kanë pretenduar për konflikt interesi pasi, Anita Mici është në proces rivlerësimi në KPA, organ në të cilin Daci është anëtar. 

Tashmë çështja pritet që të zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, duke caktuar një tjetër gjyqtar që të marrë vendimin ndaj Dacit.

Pak muaj më parë Komisioni i Posaçëm i Apelimit pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci, pasi ky i fundit u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për falsifikim dokumentash. Ky i fundit u denoncua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila e akuzoi për mashtrim të institucioneve shqiptare.

Akuzat e Sevdarit u provuan edhe nga SPAK, e cila doli në konkluzionin se Daci nuk u largua nga sistemi, po u shkarkua për paaftësi në punë në vitin 1997. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Daci ka paraqitur të dhëna të rreme, kur ka aplikuar për të qenë pjesë e trupës së KLP në vitin 2017.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi ndaj luan dacit klgj luan daci gjyqi ndaj luan dacit klgj luan daci

Sondazh

Poll