Aktualitet

PDIU, Partia e Topallit dhe Patozit gati për zgjedhje! KQZ njofton regjistrimin e 10 subjekteve për 25 prillin (NJOFTIMI)

5 Shkurt 2021, 09:31 Nga DOSJA
PDIU, Partia e Topallit dhe Patozit gati për zgjedhje! KQZ njofton

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar 10 partitë e para që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në mbledhjen e sotme, KQZ pranoi të autorizojë mbledhjen e firmave për dy kandidatë të pavarur, Pal Shkambi dhe Plarent Aleksi. Ajo që u vu re ishte se PDIU ende nuk ka një marrëveshje me PD-në për të hyrë në zgjedhje me lista të përbashkëta. Ndërsa për herë të parë janë regjistruar edhe Jozefina Topalli, nën siglën e “Lëvizja për Ndryshim”, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me Bindjen Demokratike.

Partitë e regjistruara

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi
Bindja Demokratike Astrit Patozi
Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli
Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslym Murrizi
Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi
Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhani
Balli Komëtar Adriatik Alimadhi
Partia Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa
Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi

Kandidatët e pavarur

Pal Shkambi I pavarur, Shkodër
Plarent Aleksi I pavarur, Berat

NJOFTIMI I MBLEDHJES SË KQZ

Ditën e Premte, datë 5.02.2021, në orën 11:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon mbledhje publike me këtë rend dite:

1. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja për Ndryshim për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
2. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
3. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë Ora e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
4. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Aleanca Demokratike Shqiptare për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
5. “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë Bindja Demokratike për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
6. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Lëvizja e Legalitetit për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
7. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
8. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Balli Komëtar për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
9. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Emigracioni Shqiptar për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
10. “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Reformave Demokratike e Shqipërisë për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021.
11. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Pal Shkambi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Shkodër, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
12. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Komitetit Nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Plarent Aleksi si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Berat, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021”.
13. “Për caktimin e disa Qendrave të Votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të dates 25 prill 2021”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbledhja e kqz mbledhja e kqz

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2021, 08:48

TIRANË– Shtyhet seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Shka...