Aktualitet

Pallati rrezikon të shembet, banorët në Laç kalojnë natën jashtë: Kemi frikë, ka dy muaj kjo situatë, jemi ankuar në B

5 Shkurt 2021, 08:17 Nga DOSJA
Pallati rrezikon të shembet, banorët në Laç kalojnë

LAÇ– Banorët e një pallati 5 katësh në qytetin e Laçit nuk kanë qëndruar mbrëmjen e djeshme në banesat e tyre pasi kanë pasur frikë. Ata e kaluan natën jashtë nga frika se mos nga momenti në moment pallati do të shembej.

Banorët janë shprehur se shkak për këtë situatë ku ndodhen janë bërë punimet infrstrukturore që po bëhen në kuadër të programit të rindërtimit nga tërmetit. Ata shprehen se janë ankuar dhe në Bashki për këtë problem që ka dy muaj që vijon.

“Ka filluar dheu të gërryhet nga shiu dhe nga ndërtimet. Ka dy muaj kjo situatë. Tani ka vazhduar më keq. Unë banoj në kat të pestë dhe ka shumë rrezik. Kemi shumë frikë se është rrezik. Jemi ankuar çdo ditë në bashki”, thotë një prej banorëve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne lac banoret ne lac

Sondazh

Poll