Aktualitet

Konflikti mes Llanajt dhe Allmuçës për pallatin te ish-Parku, banorët sërish përballë Bashkisë së Tiranës, kërkojnë

5 Shkurt 2021, 08:34 Nga DOSJA
Konflikti mes Llanajt dhe Allmuçës për pallatin te ish-Parku,

TIRANË–  Banorët e pallatit në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë, të cilët nuk mund të futen në banesat e tyre janë rikthyer sërish përballë Bashkisë së Tiranës. Ata kërkojnë një takim me kryetarin Veliaj për problemin e tyre me pallatin në ndërtim.

Banorët shprehen se kanë bërë takime me drejtorin e përgjithshëm të çështjeve juridike në bashkisë, por fakti që nuk është zgjidhur çështja ka bërë që të jenë sërish para bashkisë.


“Ne duam të vëmë në dijeni kryetarin që kemi ardhur. Ne duam ta takojmë. Kemi lënë takim për problemin e pallatit. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë konfirmim. Kemi bërë takime me drejtorin e përgjithshëm të çështjeve juridike në bashkisë, por fakti që nuk është zgjidhur na ka bërë që të jemi sërish këtu.”

Ndërkohë, ditën e djeshme një grup tjetër banorët nga lagjja “5 maji” kërkua të takohen me nënkryetarin e bashkisë, Arbjan Mazniku për vlerësimin e banesave të tyre, por ky i fundit nuk bëri me dije se nuk do të jetë i pranishëm në takim.

Si ka nisur sherri mes dy ish-ortakëve?

Sherri e ka zanafillën në sherrin mes dy ortakëve që kanë ndërtuar bashkë një pallat. Të dy janë në gjyq për 3 milionë euro, që i plagosuri Sino, i cili ka edhe më pak aksione, ia ka borxh Allmuçës. Vetëm para pak ditësh në oborrin e këtij pallati ndodhi një sherr masiv ku i plagosur mbeti Sino. Ndërsa në nëntor, në shenjë revolte Allmuça rreshtoi kamionët në hyrjen e pallatit që kanë ndërtuar dhe të gjithë ata qytetarë që kanë blerë shtëpi tek Sino, nuk futeshin dot brenda.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert allmuca perplasja me arme te parku sino llanaj albert allmuca perplasja me arme te parku sino llanaj

Sondazh

Poll