Ishte ‘njëshi’ për falsifikimin e dokumenteve/ Telefonata që e fundosi, prangoset i shumëkërkuari me dy EMRA, do japë
5 Shkurt 2021, 08:13Nga DOSJA
TIRANË– Një i shumëkërkuar shqiptar është vënë në pranga nga Policia shqiptare, për llogari të drejtësisë italianë. Në prangat e Policisë ka përfunduar Albert Bulcari, gjithashtu i njohur me emrin Mirash Hani, i cili akuzohet për “trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Policia mori një informacion se personi që kërkonin ndodhej në rrugën “Myslym Shyri”, dhe gjatë një operacioni ‘blic’ e prangosën. Tanimë Hani ose Bulcari do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e tij prej 5.3 vitesh heqje lirie.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Vihet në pranga 1 shtetas i dënuar nga drejtësia italiane për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, në rrugën “Myslym Shyri”, ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Albert Bulcari alias Mirash Hani.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e e Apelit Torino/Itali e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 7 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Dy shqiptarë kanë kryer më shumë se 55 vjedhje në Itali. Mario Kishta dhe Isuf Fisti janë dy të rinjtë që janë gati të dëmshpërblejnë të grabiturit pasi ...
Qeveritë dhe zhvilluesit e teknologjive në mbarë botën po eksplorojnë mënyra të mundshme të përdorimit të “pasaportave të vaksinave”, si një mënyrë për të rihap...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Intervista e Fatos Nanos është kryefjala e çdo portali për ditën e sotme. Syri.net ka në faqe...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë di...
Sektori i energjisë vijon të mbetet ende peng i zinxhirit të borxheve që kompanitë publike i kanë njëra tjetrës.Situata problematike detyroi pak kohë më parë Mi...
TIRANË -Për kreun e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është e pamundur të ngresh infrastrukturë për sekuencimin e COVID-19 për të zbuluar variantet e reja...
TIRANË– Dorian Ramaliu, një nga prezantuesit e emisionit “Fiks Fare” në Top-Channel është infektuar me Covid-19. Për këtë arsye, ai ka munguar në prezantim...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 60 milionë euro pasuri në emër të 11 personave që u dënuan një...