Aktualitet

Varrezat i kalojnë privatit, PD e Durrësit kallzon Bashkinë në KQZ: Shkelën Kodin Zgjedhor! Ndalohet tjetërsimi i pronës

5 Shkurt 2021, 08:54 Nga DOSJA
Varrezat i kalojnë privatit, PD e Durrësit kallzon Bashkinë

DURRËS– Dega e Partisë Demokratike në Durrës, ka kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Bashkinë e Durrësit, me pretendimin se kanë shkellur një prej pikave të Kodit Zgjedhor. Ferdinand Xhaferri, e konsideron koncesionin e varrezave si një shkeljen e pikës që ndalon Bashkitë para zgjedhjeve të propozojnë apo miratojnë akte nënligjore që tjetërsojnë pasurinë publike.

“Konkretisht pak dite me pare Bashkia Durres ka paraqitur per miratim prane Keshillit Bashkiak, Projekt Vendimin me objekt “Per ndryshimin dhe shtesa ne VKB nr. 599, dt. 11/03/2019 te Keshillit Bashkiak, “Per miratimin e perdorimit te fondit vjetor prej 8.800.000 leke per prokurimin e sipermarrjes private te sherbimit te mirmbajtjes dhe ruajtjes se varrezave publike te qytetit te Durresit,”-shkruhet në kallëzim.

Kallëzimi i plotë të PD:

Partia Demokratike Dega Durres ka konstatuar se fundmi se Bashkia Durres ka shkelur nenin 91, pika 4, te Kodit Zgjedhor si dhe parashikimet e Vendimit Nr. 9 te Komisionit Rregullator prane KQZ-se.

Konkretisht pak dite me pare Bashkia Durres ka paraqitur per miratim prane Keshillit Bashkiak, Projekt Vendimin me objekt “Per ndryshimin dhe shtesa ne VKB nr. 599, dt. 11/03/2019 te Keshillit Bashkiak, “Per miratimin e perdorimit te fondit vjetor prej 8.800.000 leke per prokurimin e sipermarrjes private te sherbimit te mirmbajtjes dhe ruajtjes se varrezave publike te qytetit te Durresit”. Ky Vendim eshte tashme miratuar nga Keshilli Bashkiak Durres. Nepermjet ketij vendimi, Keshilli Bashkiak autorizon administraten e Bashkise Durres te vijoj me prokurimin e fondit limit prej 37.600.000 leke per cdo vit kalendarik.

Nje sherbim i cili kryhej nga Bashkia e Durresit, vendoset ti kalohet privatit, ne nje periudhe kohore te ndaluar nga Kodi Zgjedhor. Nga teksti i vendimit mund te konkludohet edhe me qarte ne lidhje me shkeljet e pretenduara nga ana jone. Vendimi percakton kritere financiare, organizative, direkt te ekzekutueshme per administraten e Bashkise Durres. Neni 91/4 i K.Z. ndalon “propozimin” dhe/ose “miratimin” e cdo akti ligjor ose nenligjor, qe mund te sherbeje si mjet per dhenien e nje pasurie publike.

Sa siper, kerkojme nga ana e KQZ shqyrtimin e ketij kallezimi sipas parashikimeve ligjore. PARTIA DEMOKRATIKE, DEGA DURRES, Ferdinant Xhaferaj, Kryetar Durres, me 02/02/2021

Debati për dhënien tek privati të varrezave publike ka nisur pak ditë më parë. Subjekti që do të fitojë garën për tenderin e varrezave do të kontraktohet për 1 vit me të drejtë rinovimi por sipas Partisë Demokratike, fitues do të dalë kryetari i Partisë Socialiste në Durrës, Luan Zaza.

Demokratët e Durrësit pretendojnë se Bashkia ka një fond prej 300 mln lekë në vit dedikuar shërbimeve funebre, dhe se nuk ka nevojë për një kompani që të kryejë detyrën e institucionit, duke kërkuar hetim nga instancat e drejtësisë. Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako tha se kompania do të merret vetëm me  shërbimin e mirëmbajtjes dhe ruajtjes së varrezave të qytetit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e durresit durres kqz partia demokratike varrezat ne durres bashkia e durresit durres kqz partia demokratike varrezat ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Shkurt 2021, 08:48

TIRANË– Shtyhet seanca gjyqësore në Apelin e Gjykatës së Posaçme për anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Shka...