Aktualitet

Një muaj i zhdukur pa nam e nishan! Ç’ndodhi me Davide Pecorellin, ‘Italia’ e pakënaqur: ADN-ja është “bllokuar”

5 Shkurt 2021, 08:39 Nga DOSJA
Një muaj i zhdukur pa nam e nishan! Ç’ndodhi me Davide

TIRANË– Thuajse një muaj ka kaluar nga zhdukja e biznesmenit italian, Davide Pecorelli në një fshat të Pukës, pak ditë pas ndërrimit të viteve. Media italiane, “La Nazione” i ka dedikuar një shënim gjithë çfarë po ndodh me hetimet në vendin tonë, duke mos i kursyer as rezervat. Sipas tyre, hetuesit shqiptarë po mbajnë “peng” ADN-në e eshtrave të gjetura duke vonuar krahasimin e tyre me të vëllanë e Pecorellit, Antonellon. 

Kockat e gjetura në makinë i përkasin vetëm 5% të trupit. Nëse ADN konfirmon se ato janë të tijat, atëherë hetimi mund të zhvendoset në dyshimet për vrasje, dhe se pjesa tjetër e eshtrave është e zhvendosur aty pranë. Nëse prova e ADN-së dështon (siç shpresojnë të gjithë), do të hapet një tjetër pistë hetimi,”-shkruhet në artikull. 

ARTIKULLI I PLOTË:

Tre elementë – jo të parëndësishëm – karakterizuan ditën e djeshme frontin e hetimeve për zhdukjen e biznesmenit dhe ish-arbitrit Davide Pecorelli. Kur ka kaluar fiks një muaj nga zhdukja e tij në Pukë, hetuesit italianë kanë nisur nga puna. Partnerja e tij shqiptare, me të cilën edhe ka një djalë, është marrë disa herë në pyetje lidhur me zhdukjen e Pecorellit. Hetuesit italianë janë ankuar sërish punë e kolegëve shqiptarë, pasi as dje në Itali nuk kanë shkuar eshtrat e zbuluara brenda makinës, në mënyrë që të krahasohet ADN-ja me atë të vëllait, Antonello. Prandaj, koha po kalon dhe informacionet nuk po merren dhe jepen në kohën e duhur nga policia shqiptare. Ditët ë fundit, miku i tij tregoi se 45-vjeçari po shikonte për të investuar në Shqipëri me markën ‘Hairdressers Milan’. Midis tetorit dhe nëntorit, Pecorelli kishte pritur në Itali partnerët nga Shqipëria, duke i rrëfyer shokut se kishte “një takim të rëndësishëm…”. Por çfarë mund të ketë ndodhur me Daviden në atë zonë të largët në veri të Shqipërisë? Askush nuk beson në vetëvrasje, pak mundësi ka që mjeti të ketë marrë flakë aksidentalisht, dhe Pecorelli të ketë qenë i paaftë për të dalë. Kockat e gjetura në makinë i përkasin vetëm 5% të trupit. Nëse ADN konfirmon se ato janë të tijat, atëherë hetimi mund të zhvendoset në dyshimet për vrasje, dhe se pjesa tjetër e eshtrave është e zhvendosur aty pranë. Nëse prova e ADN-së dështon (siç shpresojnë të gjithë), do të hapet një tjetër pistë hetimi. 

Italiani kishte mbëritur në Shqipëri, me qëllim studimin e tregut të paisjeve kozmetike, ku edhe pretendonte se do të arrinte një marrëveshje të madhe. Pas mbërritjes në ditët e para të janarit intenerari i tij mësohet se ka qenë Rinas, Vlorë, Shkodër dhe më pas në Pukë, aty ku dhe është gjetur e djegur makina tip “Skoda”, të cilën italiani Pecorelli e kishte marë me qera në aeroport. Brenda mjetit janë gjetur disa eshtra të djegura, ndërsa telefoni dhe ora e biznesmenit ishin të padëmtuara.

(k.m/dosja/al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll