Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, Noka: Rama ka një fallxhore në Greqi që e thërret për t’i parë fallin

4 Shkurt 2021, 21:24 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, Noka: Rama ka një fallxhore në Greqi që e

TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka ironizuar kryeministrin Rama duke thënë se ky i fundit ka një fallxhore në Greqi që e thërret për t’i parë fall. Në një intervistë që ka dhënë për Ora Neës Noka ka akuzuar qeverinë se e ka shkatërruar vendin dhe e ka varfëruar atë.

Ndër të tjera ai ka thënë se opozita po jep sinjalin që Shqipëria mund të kthehet në një vend të jetueshëm duke larguar qeverinë.

“Kryeministri Rama ka një problem, ka një fallxhore në Greqi që e thërret për të parë fall. Por kjo punë nuk ka fall. Realiteti me fallin e fallxhoreve nuk janë asgjëkundi dhe nuk përputhen. Edi Ramën apo bandën e rilindjes po ta pyesësh në 3D kanë zhvilluar Shqipërinë. Sipas tyre kanë bërë atë që s’e ka bërë kush në 30  vjet, por në realitet e kanë varfëruar, e kanë shkatërruar, e kanë futur krimin thellë në palcë se ky vend është i pajetueshëm. Një nga sinjalet që po jep Lulzim Basha dhe opozita është se Shqipëria do të kthehet në një vend normal, i jetueshëm, ku shqiptarët të mos shohin më të ikin nga sytë këmbët, por më parë të përzënë ata që e bënë të pabanueshëm këtë vend.”- ka thënë Noka.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama flamur noka edi rama flamur noka

Sondazh

Poll