“Energjik, dukej nga flokët pak malësor, i gjatë, atletik”/ Fatos Nano tregon takimin e parë me Berishën: Nuk p
4 Shkurt 2021, 21:21Nga DOSJA
TIRANË– Ish-Kryeministri Fatos Nano është takuar për herë të parë me Sali Berishën në vitet ’90 në një takim në gazetën Zëri i Popullit.
Gjatë atij takimi, Nano thotë se kuptoi që Berisha nuk e pranonte mendimin ndryshe. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Fatos Nano ka përshkruar momentet e para të njohjes së tij me Sali Berishën.
Blendi Fevziu: Kur e keni njohur për herë të parë Sali Berishën? Para apo pas Dhjetorit të ’90?
Fatos Nano: Sali Berishën e kam takuar për herë të parë në redaksinë e Zërit të Popullit, ku ishim thirrur për një bisedë nga kryeredaktori i kohës, Përparim Xhixho, bisedë rreth temave sociale, ekonomike, politike. Ishte një bisedë gjysmë e hapur. Përparimi që ka qenë çik qerrata, nuk mori kot personazhe të tilla, Saliun, mua, Spiro Deden, ka qenë dhe një jurist, Aleks Luarasi. Dhe na shtroi disa pyetje nga këto që ziente opinioni. Dhe pasdite na ftoi në redaksi dhe ishim ulur në të njëjtën dhomë. Saliu ulur, unë përballë tij. Secili shikonte bocat e veta. Aty e pashë për herë të parë. Nuk e njihja, dukej njeri energjik, dukej nga flokët pak malësor, i gjatë, atletik. Në një moment më pyet: “Fatos si thua ti, a është mirë kjo gjë ta them kështu”. Unë i jap një mendim alternativ. E pashë që u step dhe u tërhoq, nuk më pyeti mi. Pra në qoftë se do më pyesje siç më pyet sot, cili është impresioni i parë për Saliun, është që nuk e pranonte mendimin ndryshe.
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, mbrëmjen e sotme ka takuar gruan e Kryedemokratit Lulzim Basha.Siç shi...
TIRANË– Studimi i MRB dhe Euronews Albania ofroi një panoramë interesante lidhur dhe me variacionin e besimit tek institucionet në vend, me fokus të ...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Socialiste, Monika Kryemadhi, mbrëmjen e sotme ka thënë se koalicioni i opozitës së bashkuar ekziston dhe futja me lista ...
TIRANË- Shqiptarët besojnë më shumë në komunitetin ndërkombëtar, zbuloi sondazhi i dytë i Barometrit Politik në Euronews Albania me kompaninë prestigjioze ...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se së bashku me PD-në do të shkojnë në zgjedhje, si një kooli...
Pjesë nga intervistaFevziu: Raporti juaj në 30 vite ka qenë me ulje ngritje, përplasje por edhe keni bashkëpunuar, si do ta përkufizonit si politikan Sali Beris...
TIRANË– Para rënies së regjimit komunist, Fatos Nano punonte në koperativën bujqësore në Surrel, në periferi të Tiranës. Mirëpo brenda tij ekzistonin pakën...