Politike

Plas DEBATI në studio/ Sulo: Po bini në kurthin e Edi Ramës, Kryemadhi: Zgjedhjet fitohen me frymë, do marrim 100 mandate

4 Shkurt 2021, 20:58 Nga DOSJA
Plas DEBATI në studio/ Sulo: Po bini në kurthin e Edi Ramës,

TIRANË– Kryetarja e Partisë Socialiste, Monika Kryemadhi, mbrëmjen e sotme ka thënë se koalicioni i opozitës së bashkuar ekziston dhe futja me lista të ndara bëhet për maksimizimin e votës. Ndërkohë i ftuar në emisionin ‘Open’ pas deklaratës së Kryemadhit, ka ndërhyrë dhe  analisti Andi Bushati e Arion Sulo, të cilët e kundërshtuan duke thënë se LSI dhe PD po bien në kurthin e Edi Ramës. Ndërkohë Kryemadhi ka thënë se në zgjedhjet e 25 prillir do të marrin 100 mandate.

Debati në studio:

Kryemadhi: Nga ana matematikore marrim qarkun e Gjirokastrës dhe Dibrës dy mandate që u hoqën në mënyrë të paligjshme, automatikisht i jepnin 3 mandate opozitës. Për 120 vota humbi mandatin e dytë. Çështja e një liste të vetme nuk ka efekt, mund të jetë deri diku Korça. pot a ndash listën në dysh i bie ½ DHE ½ i bie 140 emra do ndahej në gjysmë elektorati. Vijmë në variantin tonë.

Andi Bushati: Njerëzit do votojnë për Monikën apo për të rrezikuar eritokracinë në vend.

Kryemadhi: Vijmë tek rasti ynë 1/3, 1/3 dhe 1/3 më shumë marrim. Marrin më shumë 1/3 apo 2/3. Pse më dogja unë 20 mandate për Lulzim Bashën? Nuk mund të bëj çelësin e suksesit të Edi Ramës. Edi Rama u bë armik me gjithë Evropën, unë do të ruaj karrigen time?

Arion Sulo: Po bini në kurthin e Edi Ramës. Ai donte që t’ju përçante.

Kryemadhi: Zgjedhjet fitohen me frymë. Është shumë e thjeshtë ndaj një mollë përgjysmë dhe ndaj një mollë tre herë, kush merr më shumë.

Andi Bushati: Po të shikosh gjithë analistët e paguar nga Edi Rama bëjnë propagandë që opozita të dalë e veçuar, ose bëjnë propagandë kot ose se di.

Kryemadhi: Ata nuk janë budallenj.

Arion Sulo: Shiko Vlorën.

Kryemadhi: Në Vlorë nuk janë më Habilaj. Matematika ka frymën e vet.

Arion Sulo: Me të gjithë ngatërresën që po bëni nuk do arrini të merrni shumicën.

Kryemadhi: Do marrim 100 mandate.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati monika kryemadhi andi bushati monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 20:26

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndarë një episode të veçantë nga jeta e tij në burg. Në një rrëfim të rrallë në “Opinion”, Nano tregoi ...