Politike

“Ore, mos na ikën me gjithë mend ky”/ Fatos Nano tregon si i kalkuloi dorëheqjet dhe rikthimet në politikë: Funksionoi,

4 Shkurt 2021, 21:16 Nga DOSJA
“Ore, mos na ikën me gjithë mend ky”/ Fatos Nano tregon si

TIRANË– Dorëheqjet dhe rikthimet e tij në politikë kanë qenë të kalkuluara. Në një intervistë për “Opinion”, Nano tha se kur dha dorëheqjen si kryetar partie dhe thirri kongresin në vitin 1998 e kishte llogaritur çdo gjë.

Ai u shpreh se donte të përgatiste mbështetësit e tij me idenë që mund të largohej vërtet, por në fakt donte t’i jepte kohë vetes të dilte nga zinxhirët e kryetarit, për të marrë në duar bazën e partisë.

“Kur dhashë dorëheqjen si kryetar partie dhe thirra kongresin në 1998 për 1999, llogarita që do t’i jepja kohë vetes të dilja nga zinxhirët e kryetarit dhe për të marr një tur në bazën e partisë, për të përgatitur kongresin dhe natyrisht për t’i tronditur mbështetësit e panumërt të Nanos me idenë që: Ore, mos na ikën me gjithë mend ky. Dhe funksionoi. Rikthimi ishte i kalkuluar, fitova kongresin, rikthimin në qeveri. Unë u largova në fund të ‘98, për një arsye thelbësore. Ballafaqimi dhe konflikti Nano – Berisha për shkak të Berishës, kishte arritur kulmin dhe nuk dihej si përfundonte. Atëherë arsyetova, që po nxjerr dy fytyra të reja që ishin Majko e Meta. Dhe ralisht konflikti u zbut, për një kohë që i shërbeu administrimit të krizës së Kosovës. Kanë qenë të kalkuluara rikthimet. Nuk mund t’i dorëzohesh kollaj kësaj ngasjes, qarkullimi i elitave, pse rrini, pse nuk ikni…. Në politikë të mban vota,”- tha Nano.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos nano fatos nano

Sondazh

Poll