Politike

‘Thoni që jeni bashkë, por dilni me programe të ndryshme’, Kryemadhi: Jetojmë në një pallat, por secili mban çelësat

4 Shkurt 2021, 20:56 Nga DOSJA
‘Thoni që jeni bashkë, por dilni me programe të

TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se së bashku me PD-në do të shkojnë në zgjedhje, si një koolicion i bashkuar.

E pyetur se si shpjegohet fakti se të dy partitë kanë programe të ndryshme, Kryemadhi ka thënë  se çdo parti paraqet programin e saj, por në thelb paraqisin gjëra të njejta, dhe janë dakord me pikat që kanë parashtruar.

Pjesë nga Biseda : 

Pyetje: Si shpjegohet që do shkoni si koalicion bashkë dhe s’keni program të integruar, por dilni me propozime të ndryshme?

Kryemadhi: Unë mendoj që mund të jetojmë në një pallat, por secili ka çelësin e shtëpisë së vet dhe çdokush mban përgjegjësi për familjen e tij. 5 prioritetet e LSI të cilat mos kini merak, por shpejt do i shikoni që…s’ka njeri kundër që t’i ulim taksst të varfërve dhe t’ja rrisim të pasurve, ose që të punësojë qytetarët dhe t’i mirëpaguajmë. Nuk besoj se Basha është kundër që t’i marrim 1% të të ardhurave 2000 bizneseve VIP dhe t’ja japim arsimit.

Pyetje: Kemi perceptimin që diçka mes jush dhe PD nuk shkon, çfarë po ndodh?

Kryemadhi: Çdo gjë shkon shumë mirë. Jemi bashkë dhe do shkojmë bashkë në zgjedhje. Nuk do t’ja japim shansin oligarkëve që bëjnë çmos që ne të dalim me një listë. Ata duan të ngushtojnë numrin tonë në parlament.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 20:26

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndarë një episode të veçantë nga jeta e tij në burg. Në një rrëfim të rrallë në “Opinion”, Nano tregoi ...