Politike

Ndërkombëtarët, shëndetësia dhe shkollat zënë vendet kryesore të institucioneve më të besuara nga shqiptarët

4 Shkurt 2021, 20:56 Nga DOSJA
Ndërkombëtarët, shëndetësia dhe shkollat zënë

TIRANË- Shqiptarët besojnë më shumë në komunitetin ndërkombëtar, zbuloi sondazhi i dytë i Barometrit Politik në Euronews Albania me kompaninë prestigjioze MRB. Sistemi i kujdesit shëndetësor (46%), televizionet (44.3) dhe institucionet arsimore (43.5) pasuan besueshmërinë më të lartë të personave të anketuar.

Qeveria qendrore ishte institucioni i pestë më i besuar nga qytetarët. Gjykatat, parlamenti dhe presidenca janë sipas sondazhit institucionet më pak të besuara nga popullsia shqiptare.

Ndarë në gjini, gratë ishin ato që shprehën besueshmëri më të lartë në të gjitha institucionet krahasuar me burrat, me një përjashtim të vetëm në rastin e përfaqësuesve fetarë ku burrat kishin 41.9 për qind besim kundrejt 41% nga gratë.

Metodologjia:

Studimi i hulumtimit të mendimeve dhe qëndrimeve të shqiptarëve për zgjedhjet e 25 prillit 2021 mbuloi 12 zona elektorale, urbane dhe rurale dhe u bazua mbi 1600 intervista ballë për ballë të meshkujve dhe femrave me të drejtë vote. Intervistat u kryen në periudhën 22 dhjetor 2020 deri më 13 janar 2021.

Tematikat e studimit ishin besimi në institucione, menaxhimi i pandemisë COVID-19 dhe menaxhimi i pasojave të tërmetit.

Marrë nga EuroNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sondazhe ne euronews sondazhe ne euronews

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 20:26

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndarë një episode të veçantë nga jeta e tij në burg. Në një rrëfim të rrallë në “Opinion”, Nano tregoi ...