Politike

Fatos Nano: Sali Berisha u mor personalisht me burgosjen time, më pas u kthye në kafshë politike

4 Shkurt 2021, 20:53 Nga DOSJA
Fatos Nano: Sali Berisha u mor personalisht me burgosjen time, më pas u

Pjesë nga intervista

Fevziu: Raporti juaj në 30 vite ka qenë me ulje ngritje, përplasje por edhe keni bashkëpunuar, si do ta përkufizonit si politikan Sali Berishën?

Nano: Do përpiqem të jem i drejtë dhe i sinqertë. Sali Berisha hyri në politikë si intelektual humanist, mjek kardiolog. Në momentin që mori drejtimin e PD, u bë politikan. E them këtë gjë, sepse intelektuali dhe politikani me kalimin e kohës i lënë vendin njëri – tjetrit. Janë të rralla rastet ku politikani mbetet intelektual sa duhet. Më pas ai ka mbikëqyrur, që nga ideja e parë që hodhi vetë deri në realizim,  atëherë kur ra shtetit në ‘97 burgosjen dhe mbajtjen time në burg, është marr “in persona” me këtë gjë.

Fevziu: Berisha thotë që nuk jam marr unë me këtë, ishte parlamenti…

Fatos Nano: Berisha mund të thotë shumë gjëra, përfshirë edhe 21 janarin, por unë kam të dhëna të kohës, me të dhëna nga njerëz dëshmitarë në zyrën e tij, kur ai është marr “in persona” me mbajtjen time në burg. Dhe me burgosjen e liderit të opozitës, ai u kthye në kafshë politike.

Fevziu: Në ç’kuptim?

Nano: Politikanët janë kafshë politike dhe kur marrin vendime të tilla nuk mund të mos u thuash kafshë politike.  Në 21 janar, ai mbikëqyri, drejtoi dhe u përpoq të mbulonte vrasjen e 4 njerëzve të pafajshëm përballë një proteste masive, popullore. Janë të njohura nga shumë njerëz faktet për këtë gjë dhe veçanërisht sjellja e Berishës përballë fakteve. Dhe unë jam i detyruar të them që në 21 janar 2011, Sali Berisha pushoi së qeni politikan dhe mbeti…Pjesa tjetër…. që po e dëshmon tani me qytetarin digjital.

vijon…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 4 Shkurt 2021, 20:26

TIRANË– Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndarë një episode të veçantë nga jeta e tij në burg. Në një rrëfim të rrallë në “Opinion”, Nano tregoi ...