Politike

Rama kapet me komentuesit: Unë kam shumë defekte, kam roje në Facebook, kush shan bëhet ‘block’ (MESAZHI për Bashën)

4 Shkurt 2021, 12:19 Nga DOSJA
Rama kapet me komentuesit: Unë kam shumë defekte, kam roje në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish programin ekonomik të Partisë Demokratike, duke u fokusuar tek skema e rritjes së pensioneve. Në fjalën e tij, Rama ironizoi pikat e programit të kundërshtarit të tij politik, duke shtuar se kishte zgjedhur rrugën e shkurtër, për të lënë shumë boshllëqe. Ndërsa sipas tij, PS po ndjek rrugën e gjatë, ndaj e ka të pamundur që të arrijë gjithë premtimet e bëra. 

PJESË NGA BISEDA:

Komentuesi: Je person negativ, na bën bllok në Facebook

Rama: Ka dallim të madh mes kritikës dhe sharjes. Kritika është kritikë, sharja është…Unë jam më i shari dhe i kritikuari se jam në këtë pozicion. Unë nuk merrem me block. Ka një roje që po të kapi duke folur sikur je në pyll të bën block. Ndotësit që e përdorin aksesin për të bërë ndotje të mjedisit janë të padëshirueshëm. Shumë e thjeshtë. Ja tjetri thotë bllokoji kush shan. Unë i as i blloj, as jo. është një pyetje për rrugën e Lurës. Jo është në proces dhe nuk fillojnë kur vjen atje eskavatori. Këta janë demokratikas që thonë tani u zgjove. Jo! Rrugët fillojnë kur merret vendimi, bëhet studimi, bëhet gara për projektin, bëhet projekti, bëhet oponenca, financimi, futja në planin e realizimit, gara për rrugën, kontrata dhe pastaj vjen eskavatori. Rruga e Thethit është në punë, si në të gjitha vendet e bekuara.

Nuk hapen lojrat e fatit, as kazinotë nëpër lagje. Shoh që shkruani u krenove, nuk u krenove. Jam Juventin? Mos u shqetësoni se kam defekte të tjera plot. Ka shumë arsye për të qënë të pakënaqur, unë kam shumë arsye për të qënë i pakënaqur. Sepse mundësitë janë për më shumë, nevojat për shumë shumë më shumë. Nuk ka arsye për t’u ndalur dhe për t’ja futur gjumit. Puna që kemi bërë nuk është arsyeja për të qënë të kënaqur por është provë që kjo është rruga dhe duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe çdo ditë të arrijmë nga pak. Formula magjike nuk ka. Dua t’ju ilustroj një; shumë interesante, nga miku i im i fjetur Lulzim Basha. Do të ulim sigurimet shoqërore dhe do të rrisim pensionet. Dhe sot Shqipëria ka ende një defiçit të trashëguar sepse paguan më shumë sesa mbledh. Tani a mund të ndodh që të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rritësh të djathit? Po të jetë djathë jo kubikë prej nisteshteje. Ndodh në gjumin e Lulit, e të gjithë atyre që duan t’i bien shkurt. Prandaj na ka dalë më gjatë. Nëse gjërat që janë bërë në këto 7 vjet, do ishin bërë më parë, sot do flisnim për gjëra të tjera. Ka më shkurt sesa me Lulin? Nuk mundet ta bëjnë gjatë rrugën e Shqipërisë.

LAJMI KRYESOR: ‘The Economist’ për demokracinë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! S’jam i kënaqur, ka ende punë. Sulme sërish ndaj Bashës

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 4 shkurt 2021 programi ekonomik i pd edi rama edi rama 4 shkurt 2021 programi ekonomik i pd

Sondazh

Poll