Politike

Raportet e “The Economist”, Rama modest sa më s’ka: Jemi futur në të njëjtën klasë me vendet e BE dhe SHBA, lamë pa

4 Shkurt 2021, 11:38 Nga DOSJA
Raportet e “The Economist”, Rama modest sa më s’ka: Jemi

TIRANË -Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportin e “The Economist” për rritjen e indeksit të demokracisë në Shqipëri, duke u shprehur se një prej arsyeve kryesore është reforma elektorale, edhe pse ajo sipas tij është sulmuar nga vendas dhe të huaj. Ndër të tjera, Rama shtoi se klasifikimi i revistës, e rendiste Shqipërinë mes vendeve të Bashkimit Europian dhe Amerikës.

Edi Rama: “Deri në 2013 trendi i vlerësimit të indeksit të demokracisë ka rënë ndjeshëm. Pas 2013-ës është rritur. Është një vlerësim që shënon arritjen më të lartë të indeksit të demokracisë. Sjellë kalimin në një kategori tjetër. Jemi futur në të njëjtën klasë me vendet e BE dhe SHBA. Vendet e tjera të rajonit renditen tek regjimet hibride. Madje për shkak se vijmë nga mëposhtë, na bën ndër të paktat që kanë përmirësim në një kohë kur shumë vende të tjera kanë përkeqsim sidomos ndaj kohës së pandemisë. Vlerësohet qeveria për reformat demokratizuese, dhe reforma elektorale, ajo aq shumë e diskutuar dhe mallkuar nga një palë apo 1, 2, 5 palë vendas dhe të huaj, konsiderohet si një prej arsyet kryesore të këtij përmirësimi. Me çmontimin e metodës së vjetër të koalicioneve, ka hyrë në një klasë tjetër edhe në këtë aspekt. Ajo reforma që u tha e stërtha që ishte mënyrë për të kapur zgjedhjet e lincuar grupit kundërshtare me regjimin. Se këtu përdoret dhe fjala regjim, përdoret rëndom, garantoi kalimin në një stad tjetër, ka bërë që të respektohet adresa e votës dhe të mos ketë më voto për njërin, nxjerr tjetrin dhe në fund del një i tretë.

LAJMI KRYESOR: ‘The Economist’ për demokracinë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! S’jam i kënaqur, ka ende punë. Sulme sërish ndaj Bashës

k.m/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 4 shkurt 2021 edi rama edi rama 4 shkurt 2021

Sondazh

Poll