Politike

Deklarata e kryeparlamentarit turk: FETO është e pranishme edhe në Shqipëri, nuk do lejojmë që të helmojë marrëdhëniet

4 Shkurt 2021, 11:09 Nga DOSJA
Deklarata e kryeparlamentarit turk: FETO është e pranishme edhe

TIRANË– Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi mbajti sot një konferencë për mediat me homologun turk Mustafa Şentop. Ky i fundit tha se FETO është e pranishme dhe në Shqipëri e se nuk do lejojnë që kjo organizatë të helmojë mardhëniet mes dy vendeve.

“Sikurse në shumë vende të Ballkanit FETO është e pranishme edhe në Shqipëri. Kjo organizatë terroriste është një organizatë e tillë saqë nuk kurseu as bombardimin e parlamentit. Dua të njoftoj që ne nuk do të lejojmë që kjo organizatë të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Jam i bindur se zyrtarizmi i këtij partneriteti strategjik do të çojë në nivele më të larta bashkëpunimet. Gjatë vizitës së Ramës u ra dakord për ndërtimin e një spitali në Fier. Dua të shpreh me kënaqësi që punimet po vazhdojnë pa ndërprerje”.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi u shpreh se Shqipëria dhe Turqia janë partnerë të besueshëm në NATO.

Kryeparlamentari turk dhe delegacioi i tij do të priten po ashtu edhe nga presidenti shqiptar Ilir Meta dhe do të takohen edhe me kryeministrin Edi Rama.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci mustafa sentop gramoz ruci mustafa sentop

Sondazh

Poll