Politike

Vaksinimi anti-COVID në Shqipëri/ Rama e thotë HAPUR: Shikoni ç’ndodh përreth për të qënë krenarë për qeverinë

4 Shkurt 2021, 12:06 Nga DOSJA
Vaksinimi anti-COVID në Shqipëri/ Rama e thotë HAPUR: Shikoni

TIRANË- “Duhet të jemi krenar për qeverinë e Republikës së Shqipërisë,”-kështu u shpreh kryeministri Edi Rama kur një komentues i përmendi faktin që për një muaj vendi ka injektuar vetëm 700 doza anti-COVID. Kryeministri tha se vendet e tjera të rajonit nuk e kanë nisur ende vaksinimin, ndaj shqiptarët duhet të jenë të lumtur dhe krenarë për përfaqësuesit e tyre.

PJESË NGA BISEDA:

Komentuesi: E dimë që je orator, për ça po të hedh hi syve ty?

Rama: Janë komunikime nga ç’ka kanë shkuar të tjerët, nuk janë anëtarë të PS, s’më kanë komshi në Surrel. Ç’a lidhje ka me ‘orratirin’. Ça lidhje kanë VIP-at me vaksinat.

Komentuesi: Disa të tjerë flasin për faktin që kanë bërë miliona banorë po bëjnë vaksina, ndërsa Shqipëria ka bërë 700 për një muaj.

Rama: Po vendet e tjera që nuk kanë bërë asnjë. Si flitet kështu? Kjo nuk ka lidhje, nuk ka lidhje me VIP-at dhe miliardera, ka lidhje me një temë që mjafton të shikoni çfarë ndodh me vaksinën për të qënë krenarë për qeverinë e Republikës së Shqipërisë. U lamë jashtë skemës europiane, në pritje të Godo COVAX, dhe siguroi kontratën me Pfizer dhe e filloi vaksinimin në janar, ndërkohë që shikoni ç’po ndodh në Bosnje. Deklaruan se do marrin doza nga Rusia se s’kanë në vijë gjë. Pra s’kam asnjë..respekt për shkencëtarët rus e kinez. Nuk i kanë fare as sa një lagje, as sa një shkallë pallati. Ka pasur një vonesë jo për fajin tonë. U ngrit Bruskeli se do hidhte në gjyq kompaninë se nuk respektoi skedulin.

LAJMI KRYESOR: ‘The Economist’ për demokracinë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! S’jam i kënaqur, ka ende punë. Sulme sërish ndaj Bashës

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 4 shkurt 2021 edi rama edi rama 4 shkurt 2021

Sondazh

Poll