Politike

‘The Economist’ për demokracinë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! S’jam i kënaqur, ka ende pun

4 Shkurt 2021, 11:38 Nga DOSJA
‘The Economist’ për demokracinë, Rama: Jemi futur në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, me botimet e disa prej revistave prestigjoze në duar, doli për më shumë se një orë në një konferencë për shtyp, i vetëm përballë disa komentuesëve në rrjetin e tij social, Facebook.

Numri një i qeverisë shqiptare, nisi fjalën e tij me vlerësimin e “The Economist” mbi përmirësimin e nivelit të demokracisë, duke theksuar faktin që Shqipëria renditet në një vend me demokraci hibride, në të njëjtën kategori me vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës.


Për vendet e rajonit, Rama u shpreh se vendi ynë ishte më mirë se ta, dhe shumë të tjera që kanë pasur përkeqësim gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit. Më pas, Rama kaloi tek “Standard and Poor’s” dhe vlerësimi B+ që revista i bëri ekonomisë shqiptare. Modest në fjalët për veten, Rama tha se janë vënë bazat për ekonomi të konsoliduar dhe se ndryshe nga “S&P”, parashikonte një rritje më të madhe se 4.5% për vitin 2021.

Nga ekonomia, kreu i qeverisë kaloi tek korrupsioni, duke vënë në dukje faktin se vendi ynë ishte rritur me 2 pozicione në renditje, por shtoi se vetë nuk ishte i kënaqur nga shifra. Herë pas herë gjatë fjalës së tij, Rama përsëriti se nuk i thoshte ai shifrat por organizata e media të pavarura që analizonin vetëm shifrat dhe faktet. Pasi mbaroi me shpalosjen e buletinit të huaj, Rama hapi komentet e qytetarëve, të cilët i kërkuan ritëm më të shpejtë vaksinimi dhe përmbushjen e premtimeve të bërë gjatë fushatave elektorale.

Teksa po fliste për ekonominë, kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish programin ekonomik të PD duke përmendur mungesë logjike dhe një rrugë të shkurtër të zgjedhur nga kryedemokrati.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 4 shkurt 2021 edi rama edi rama 4 shkurt 2021

Sondazh

Poll