Politike

Ekonomia e vendit, Rama merr raportin e “Standard&Poor’s: S’jam i lumtur, nuk pres duartrokitje. Por bazat janë hedh

4 Shkurt 2021, 11:47 Nga DOSJA
Ekonomia e vendit, Rama merr raportin e “Standard&Poor’s:

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama ka përmendur në një konferencë për shtyp raportin e organizatës prestigjioze “Standard and Poor’s” duke u shprehur se vendi ka vënë bazat për një ekonomi të konsoliduar. Edhe pse në studim parashikohej një rritje prej 4.5% në ekonomi, Rama u shpreh edhe më shumë optimist për vitin që kemi para. Më tej, Rama tha se me planin e socialistëve paga minimale do të rritet çdo vit.

“Dëmet e mëdha të shkaktuara në njerëz nga tërmeti dhe pandemia, impaktojnë jo thjesht ekonominë por mund të kenë pasoja që shtrihen në organizimin e sistemit demokratik. Kemi një lajm paralelisht me këtë që flet për ekoniminë. Askush të mos mendojë se kur unë flas për arritjet në ekonominë nuk po iu them lumturohuni dhe duartrokisni. Jam më i pakënaquri ndër të gjithë ju, sepse besoj se potenciali është aty. Institucionet ndërkombëtare vlerësimet i bëjnë në bazë shifrash e faktes dhe jo emocionesh. Dhe raporti i sapodalë i Sandard and Poor’s konfirmon vlerësimin aktal, qëndrueshmëri B+; dhe perspektivën e qëndrueshme që nuk ndodh me vende të tjera. Kanë humbur pozicion në vende të caktuara. Këtë vit ekonomia do të rritet me 4.5% me supozimin që nuk do të ketë një valë tjetër, ne jemi ende më optimist se kaq por kjo është temë tjetër. Kur flitet për borxhe dhe kredi, flitet më mënyrën më banale të mundshme. E para e dëmshme dhe e dyta e kollajshme. Në fakt jo. Çështja e një vendi është sa e ka borxhin por sa fuqi ka ta financojë. Japonia e ka 200% borxhin, por kjo nuk e pengon. Përpjekjet e qeverisë ndihmojnë për të konsoliduar ekonominë në vitet e ardhshme. E thënë ndryshe, janë vënë bazat të dashur miq, që nuk kanë qenë kurrë. Kishte baltë dhe terren të paqëndrueshëm. Sot ka infrastrukturë nëntokësore të ndërtuar, ka ngrehina. Këto janë infrastruktura dhe sistemet që do të bëjnë ekonominë tonë në të ardhmen, një ekonomi që do të ketë për të gjithë. Kjo sjell një modernizim të sistemit fiskal dhe sjell rritje të ardhurave.  Në fund të ditës nuk është çështja sa paguan ata që paguajnë taksa por sa ne arrijmë që ata që i ikin detyrimeve të paguajnë dhe të zgjerohet baza fiskale pa rritur taksat. Ne nuk kem i taksa për të rritur. Flasim për një vend që ka bërë zero taksën për biznesin e vogël, zero TVSH për biznesin deri në 100 mijë dollarë xhiro.  Ne kemi hyrë këtë vit me një pagë minimale 30 mijë lekë Paga minimale do të shkojë duke u rritur çdo vit në vitet e ardhshme,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: ‘The Economist’ për demokracinë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! S’jam i kënaqur, ka ende punë. Sulme sërish ndaj Bashës

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 4 shkurt 2021 edi rama edi rama 4 shkurt 2021

Sondazh

Poll