Politike

Renditja e “TI” për indeksin e korrupsion, Rama: U rritëm me dy vende, janë pak për mua

4 Shkurt 2021, 11:59 Nga DOSJA
Renditja e “TI” për indeksin e korrupsion, Rama: U rritëm

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka vlerësuar si arritje dy vendet e përmirësuara në renditjen për korrupsionin të Shqipërisë. Duke iu referuar studimit të “TI”, Rama tha se me rëndësi ishte fakti që vendi ynë kishte trend rritës duke bërë krahsimin edhe me vendet e rajonit.

Nuk kërkojmë nga ata që marrin 300 mijë lekë pagë minimale që të kërkojnë më shumë. Sistemi që po ngremë, do të bëjë që paga minimale të shkojë duke u rritur çdo vit në vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, këto konstatime të këtyre organizatave vërtetojnë se vendi ka hyrë në një proces zhvillimi që përshpejtohet. Unë dua më shumë se ju. Një bebe nuk bëhet dot 10 vjeç që në muajin e parë. Renditja e “TI” për indeksin e korrupsionit. Jemi renditur 2 vende më lart. Janë pak për mua. Korrupsioni është problem serioz për mua. Ky përparim ka ndodhur me përkeqsimin, apo qëndrimin në vend të të tjerëve. Shqipëria, në krahasim me vendet e rajonit, ka trend rritës. Nuk ka ndodhur me vendet e tjera. Është fakt. Asnjëherë nuk dua të mendoni, shiko ça mrekullie. Nuk ka mrekulli, s’ka shkop magjik. Gjrëat kërkojnë punë, kohë dhe durim. Duke parë 2013 dhe duke u kujtuar që ishin sipas tërmetit. Shqipëria ka vendin me përqindjen më të lartë të punësimit. Konfirmohet raporti i Bankës Botërore. Tani mendojmë si t’i paguajmë më mirë. Sidomos të atyre që punojnë shumë dhe marrin pak në raport me punën që bëjmë. Nga ana tjetër një gjë që ka ndikuar qartë është edhe reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mbledhja e një shifre rekord kontributesh pas tërmetit dhe paketat pas pandemisë. Këto nuk i them unë. Të gjitha këto të shumëpërfolura. Shpërndarja transparente e ndihmës ekonomike duke forcuar mekanizmat e kontrollit kanë forcuar aspektet e demokracisë në vend. Jo si dikur kur merrnin ndihmë ekonomikë anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe Partisë. Tani është transparente. Vendi ku bën pjesë, demokraci me të meta, tregon se kemi punë të jashtëzakonshme. Por nuk bëjmë dot kthim pas, s’ka kohë për pushim. Këto janë gjërat që doja të ndaja. Tani nuk jam këtu vetëm për të folur unë,”-tha numri një i qeverisë.

LAJMI KRYESOR: ‘The Economist’ për demokracinë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! S’jam i kënaqur, ka ende punë. Sulme sërish ndaj Bashës

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 4 shkurt 2021 edi rama edi rama 4 shkurt 2021

Sondazh

Poll