Politike

Teoria e re e Rudina Hajdarit: Gafat i bëj se rri në këmbë, kur jam ulur e kam të lehtë… akomodimi është i rëndë

4 Shkurt 2021, 11:28 Nga DOSJA
Teoria e re e Rudina Hajdarit: Gafat i bëj se rri në këmbë,

TIRANE– Deputetja Rudina Hajdari gjen për herë të dytë fajtorin për gafat që ka bërë në Kuvend, në një sërë seancash ku deputetja ka marrë fjalën. Herën e parë, në emisionin Expuls në “Ora News”, deputetja bëri fajtore “Dosja.al” që kanë raportuar gafat, ndërsa sot në “Rreze Dielli” në Report Tv, Hajdari ka afruar fajin tek vetja, e më shumë tek rrethana. E pyetur për gafat, ajo ka thënë se gafat i kanë ndodhur pasi ka folur në këmbë.

“Është më e lehtë të flasësh ulur sesa në këmbë. Kur jam e ulur te karrigia ime e kam më të lehtë. Kurse kur jam në këmbë nuk është e thjeshtë. Mësohesh. Për deputetët që janë për herë të parë duhet pak kohë, ku të shikosh, ku do akomodohesh…”, u shpreh ajo.

Ndërsa më tej, ajo tha se këto gafa nuk e ndikojnë. “Gabimet janë pjesë e jetës, por nuk ndikohem shumë nga kritikat. Rëndësi ka të jesh aktive dhe pranë qytetarëve”, tha ajo.

Në fakt, herën e shkuar tek emisioni Expuls, Hajdari ishte ulur në karrige, por sërish e përsëriti një gafë, kur e bëri Belshin qytet me 700 liqene.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gafat e rudina hajdarit rudina hajdari gafat e rudina hajdarit rudina hajdari

Sondazh

Poll