Politike

Projekti për piramidën/ Rama: U kthye në simbolin e tokës së xanun! E kam pasur në mendje që kur isha Kryetar Bashkie

4 Shkurt 2021, 10:03 Nga DOSJA
Projekti për piramidën/ Rama: U kthye në simbolin e tokës

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në nisjen e projektit të rijetëzimit të Piramidës. Në fjalën e tij ai u shpreh se Piramida ka qënë për shumë kohë tokë e xanum e se vite më parë është menduar që të transformohej për shërbime të tjera. Mirëpo Rama zbuloi se e ka pasur në mendje transformimin e piramidës që kur ishte Kryetar Bashkie mirëpo gjërat sipas tij ishin të ndërlikuara.

DEKLARATA:

Projekt që ka marrë shumë kohë për formën e saj, në të gjithë tërësinë e projekteve që unë mbaj mend. Ndërtesë e cila dihej se për cfarë është krijuar. Vënia e një forme që ishte shumë e lidhur me tendencat e arkitekturës moderne, ishte e mundur, në rastin kur kjo formë do duhej të përmbante mesazhin e përjetshëm të lavdisë së komunizmit dhe Enver Hoxhës, kjo e bëri godinën një objekt që duhej ruajtur. Jo thjesht për historinë e saj, por për formën e saj, pastaj vitet që erdhën e lanë këtë godinë në mes të Tiranës në zemër të qytetit në një proces degradimi, asnjëherë nuk u gjet mënyra se si mund të shërbente, për qëllime të tjera dhe me funksione të tjera. U provuan një sërë gjërash që cuan në gëzimin e brendshëm të piramidës, U kthye në simbolin e tokës së xanun, në një bashkëpunim të shtetit dhe aktorëve të ndryshëm të sipërmarrjes. U kthye në një vend ku veprimtaritë nuk kishin lidhje me njëra tjetrën. Më pas lindi ideja që ta kthenin në territorin e parlamentit të ri dhe ta fshinin godinën. Në mënyrë të papritur filloi acarimi nga brezi i ri, që sapo kishte filluar të hynte në botën dixhitale. Protestuesit ishin më të rinjtë, që protestonin për të ruajtur një shenje të një kujtese që nuk ishte kujtesa e tyre e drejtëpërdrejtë por kolektive. Duhet të pranoj se duke qënë se e kam pasur në mendje që kur u bëra kryetar i Bashkisë që ta ktheja në një aset të rëndësishëm që është një sfidë shumë e ndërlikuar. Godina është shumë e vecantë dhe hapësirat e saj nuk janë lehtësisht të përdorueshme.

Projekti i rijetëzimit të piramidës/ Veliaj: Ishte peng i kryeministrit! Kim: Historia është në krijim e sipër. Kryeministri: E kam pasur në mendje që kur isha Kryetar Bashkie

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rindertimi i piramides ne tirane edi rama rindertimi i piramides ne tirane

Sondazh

Poll