Politike

Veliaj: Piramida, peng i Edi Ramës! Projekti fitues është nga Holanda, na duhen dhe financa të tjera

4 Shkurt 2021, 10:02 Nga DOSJA
Veliaj: Piramida, peng i Edi Ramës! Projekti fitues është nga

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ishte i pari që mori fjalën në lidhje me projektin e rindërtimit të piramidës. Veliaj u shpreh se në fakt Piramida ishte peng i kryeministrit. Ai shtoi se projekti fitues është nga Holanda mirëpo duhen dhe financat përvec saj.

”I thashë Edi cila është gjëja që të ka ngelur peng. Fjala e parë ishte Piramida. Nuk ka qenë vetëm peng i Edit, por i kujtdo, kujtdo që ka qenë pjesë e Tiranës, është rritur me të, apo ka rrëshkitur këtu tek Piramida.Projekti fitues është nga Holanda, na duhen dhe financat përvec saj. Në këtë bashkëpunim tashmë, kemi mundësuar gjithë financimin për një punë 2-vjeçare, për rijetësimin e Piramidës që do jetë qendra më e madhe dixhitale në Ballkan. Në pamundësi për një event të madh, duhet të shtyjmë festën e madhe afër fundit.Duam ta kthejmë në një ekosistem dixhital, jo vetëm mësimin, start-up, apo kompanitë teknologjike.”- tha Veliaj.

Projekti i rijetëzimit të piramidës/ Veliaj: Ishte peng i kryeministrit! Kim: Historia është në krijim e sipër. Kryeministri: E kam pasur në mendje që kur isha Kryetar Bashkie

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj rindertimi i piramides ne tirane erjon veliaj rindertimi i piramides ne tirane

Sondazh

Poll