Politike

Projekti i piramidës, Yuri Kim: U krijua për Enver Hoxhën, historia është në krijim e sipër

4 Shkurt 2021, 09:54 Nga DOSJA
Projekti i piramidës, Yuri Kim: U krijua për Enver Hoxhën,

TIRANË– Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim foli gjatë ceremonisë së nisjes së zbatimit të projektit për transformimin e Piramidës së Tiranës, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj.

Kim deklaroi se populli shqiptar ka pasur rol në periudha të rëndësishme të historisë, sikundër ishte viti 1991.

Ne shpesh flasim për rrjedhën e historisë dhe njerëzit të mbarten në rrjedhën e saj. Gjithashtu flasim për historinë në krijim e sipër dhe historia në krijim e sipër është ajo që na bashkon sot. Siç e dimë të gjithë Piramida e Tiranës u hap më 1988 si muzeu Enver Hoxha, një investim cinik i diktaturës. Dhe si vetë diktatori dukej sikur kjo godinë iu thoshte njerëzve se janë objekt pasiv në rrjedhën e historisë. Sic e dëshmoi populli shqiptar më 1991, dhe sic e tregojnë edhe sot, ata kishin një rol në fakt. Populli shqiptar shpalli se historia e Shqipërisë është duke u bërë dhe se populli shqiptar është krijuesi i saj. Pak më shumë se një vit më parë fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim ranë dakord për të nxitur novacionin e teknologjisë. Bashkëpunimi i tyre po bëhet tashmë realitet dhe pres me kënaqësi të shoh këtë realitet, që ta shndërrojnë këtë piramidë në një të ardhme të Shqipërisë, ku shqiptarët të mësojnë të jenë krijuesit e saj

Projekti i rijetëzimit të piramidës/ Veliaj: Ishte peng i kryeministrit! Kim: Historia është në krijim e sipër. Kryeministri: E kam pasur në mendje që kur isha Kryetar Bashkie

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rindertimi i piramides ne tirane yuri kim rindertimi i piramides ne tirane yuri kim

Sondazh

Poll