Politike

Projekti i shndërrimit të Piramidës/ Veliaj: Ishte peng i kryeministrit. Rama: E kam pasur në mendje që kur isha Kryetar Ba

4 Shkurt 2021, 09:39 Nga DOSJA
Projekti i shndërrimit të Piramidës/ Veliaj: Ishte peng i

TIRANË– Projekti për zbatimin e rijetëzimit të Piramidës ka nisur ditën e sotme. Të pranishëm në ceremoninë  e startimit të këtij projekti ishin Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të studios së famshme hollandeze MVRDV e cila do të krijojë kushtet për shndërrimin e piramidës në qëndrës më të madhe dixhitale të Ballkanit. Sot ka nisur puna për zbatimin e projektit më të vështirë dhe ambiciozin siç e cilësoi edhe kryeministri Rama. Piramida do të ketë 18 salla, ku të rinjtë mund të studiojnë IT, robotikë, dizajn, si dhe 14 klasa në natyrë, ndërsa projekti është i studios së famshme holandeze MVRDV.

Në fjalën e tij Veliaj u shpreh se ritransformimi i piramidës ka qënë peng i kryeministrit Rama. Këtë e pohoi dhe vetë kryeministri i cili tha se e ka pasur ëndërr ta bëjë që kur ishte Kryetar Bashkie. Për kryebashkiakun Erion Veliaj brenda vitit 2023, Piramida e Tiranës do të shndërrohet në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan dhe se do të mikpresë 3 mijë të rinj, që do të studiojnë gjuhën e kodimit.

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim tha se Piramida e Tiranës të bëhet për popullin shqiptar nga një simbol i së kaluarës së errët në inkubatorin e të ardhmes së ndritur të Shqipërisë.

Rama tha se godina e veçantë e Piramidës shkarkoi vështirësi për të realizuar në projekt që jo vetëm do të ruante atë arkitekturë unike por dhe do të ushtronte funksione të ndryshme brenda saj, pasi hapësirat ishin shumë kufizuese.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erjon veliaj rindertimi i piramides ne tirane yuri kim edi rama erjon veliaj rindertimi i piramides ne tirane yuri kim

Sondazh

Poll