Politike

Kritikat nga BE, Rama nuk përmbahet: Ça kanë që merren me ne gjithë kohës? Karagjozë, s’i njeh njeri në vendin e tyre

2 Shkurt 2021, 11:00 Nga DOSJA
Kritikat nga BE, Rama nuk përmbahet: Ça kanë që merren me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka “shpërthyer” ndaj koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimit në Parlamentin Europian, Michael Gahler. Në një konferencë për gazetarët, Ramës iu kërkua një koment lidhur me kritikat e tij, duke sjellë edhe  një reagim me tone të ashpra nga kreu i qeverisë. Në fjalën e tij, Rama tha se nuk e njihte koordinatorin, duke u kërkuar gazetarëve që të mos bënin faktorë personazhe që sipas tij nuk njihte askush në vendin e tij. Sipas kryesocialistit, politika është një hapësirë ku përfshihen edhe karagjozë. 

PJESË NGA BISEDIMI: 

Pyetje: Keni pasur kritika ndaj BE-së, por disa ditë më parë, iu është kundërpërgjigjur, si do t’i përgjigjeshit.

Rama: Nuk e njoh kush është ky.

Pyetje: Është Galler!

Rama: Mos më ndërprit.

Pyetje: Po iu ndihmoj.

Rama: Faleminderit për ndihmën, kur të kem kohë do ta shoh që të mësoj më shumë për të. Këto të gjitha që reshtove janë përrallë nga e kaluara. Nuk kam asnjë koment për këtë. Dua të shtoj, ku është lidhja për atë që kam thënë për vaksinën. Ma gjeni ku lidhen? Ku lidhen zgjedhjet me vaksinën? Kemi dëgjuar këngë nga ata që marrin informacion të njëanëshëm nga Shqipëria. Po ju me kë jeni? Doni që të keni vaksinën apo me kordinatorë që merren me storje? Keni hall se përgojohet BE. Këto të gjitha janë përgojime që u rreshtuan aty, të pabazuara në fakte të vendit tonë. E di shumë mirë kush është fajtori, janë ata që nxjerrin rrugëve të botës tërë llafet e zeza për Shqipërinë. Duan të vijnë në qeveri me pseudoprograme dhe ofendojnë inteligjencën. Unë s’kam përgojuar BE. E dëgjoni ç’po thotë presidentja e KE? Po përgojon Europën ajo? Unë nuk flas për shtëpinë time, as për vete por për ju. Është fare normale. Kur flasim për të tjetër flas edhe për ty. Ky është dallimi mes vendeve që kanë politikanë seriozë, dhe vendeve ku politika është cirk dhe nuk mbarojnë karagjozët. Bëhet fjalë për gjyshin dhe gjyshen tënde, ku flitet për vaksinën. Nuk e krijuam ne, as Shqipëria. Urdhëro ku janë rezultatet. E mbroj vetë BE më mirë se çdo koordinator, le të jetë çfarë të dojë, po qe puna për devocion. Këta janë mësuar të flasin kështu sepse për fat të keq furnizohen nga Tirana. Mbështeten nga Tirana. Prandaj janë mësuar të flasin kështu dhe nuk kanë minimumin etik kur hapin gojën. Me kë flet, në Babrru apo në Bruksel që tregon kushtet kur flasim për shëndetin. Do na tregojnë që se meritojmë vaksinën sepse skemi dakordësi për zgjedhjet e 2019. Apo se nuk vaksinohemi si të tjerët meqë nuk kemi rënë dakord për 5 qershorin. Është për të ardhur keq. Janë dëngla dhe dokra. Ç’punë ka koordinatori? Ça jemi ne? Të hamë bar dhe të mos flasim kur e shohim një fakt. Mos harroni që jeni shqiptar dhe pastaj jeni gazetar dhe pastaj jeni të punësuar në një ekran nga pronarë që iu shtyjë sa këtej-andej.Jini pak më krenarë dhe dinjitozë. Mos iu jepni kaq shumë zë dhe figurë kaq shumë tipave, që në vendin e tyre nuk i njeh njeri dhe këtu bëhen personalitete. Për ju e kam, prandaj po e përsëris. Nuk ndodh në asnjë vend. Jeni bashkëfajtor me politikanë që duan pushtet. Për të marrë një karrige këtu të bëhet Shqipëria copë sa herë hapin gojën? E ça fitoni ju në këtë mes? Like për faqet e mediave? Apo audiencë për reklama. Nuk është personale, e kam me të gjithë. Nuk ndodh asgjëkundi. Shikoni mediat e rajonit. Ça kanë që merren me ne gjithë kohës? S’kanë punë tjetër. Ushqehen nga këtu dhe përdoren nga këtu.

LAJMI KRYESOR- Rama shan Galher: Karagjoz, sikur flet nga Babrruja, Unë se kam përgojuar BE! Taksa nuk ndryshon, PS do prezantojë programin “Shqipëria 2030”, plani i PD, shkatërrimtar për shtetin

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 2 shkurt 2021 edi rama edi rama 2 shkurt 2021

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 10:36

TIRANE- Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, e quajti programin e Partisë Demokratike, një “tallje” me qytetarët. Ahmetaj tha se socialistët e kan...