Politike

Programi ekonomik i PD-së, Rama nuk ndalet: Si Basha! I dobët dhe pa shtyllë kurriore, ne do ndryshojmë progresivitetin

2 Shkurt 2021, 10:26 Nga DOSJA
Programi ekonomik i PD-së, Rama nuk ndalet: Si Basha! I dobët dhe pa

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka analizuar programin ekonomik të Partisë Demokratike, duke e cilësuar si të dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se qeveria e tij po rishikon mundësinë për të ndryshuar progresivitetin, por ka theksuar një detaj. Gjatë fjalës së tij, numri një i qeverisë shtoi se ndryshimet nuk po bëhet sepse është kohë fushate. 

PJESË NGA BISEDA: 

PYETJE: Programi i Bashës, pse duhet të votojë PS?

Rama: Është kohë e humbur që të diskutojmë propozimet e PD pasi në tërësinë e saj është si karakteri i liderit të PD. I dobët dhe pa shtyllë kurriore por sidoqoftë vlen në parim them, që t’i përgjigjem pyetjes tuaj sepse është diskutim parimor që ndan rrugët dhe alternativat tona. Taska e sheshtë është taksë për të pasurit, për t’ju dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për t’ju marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak. Taksa jonë që unë e quaj taksim i ndershëm, konsiderohet si koncept është qartësisht një taksë që ka dhënë rezultat. Qoftë në aspektin e moralit, qoftë për të ardhurat. 23% që i refereoheni është keqinterpretim, nuk fillon në atë pikë që ju iu referuan. Natyrisht që jemi të vetëdijshëm për nevojën që të bëjmë një rishikim të progresivitetit me synimin që të jemi më të hapur ndaj nevojës së atyre që janë jo në pjesën e sipërme fare por në atë pjesën që ju prekët, kjo do të bëhet bazuar në e para; bindjen se është koha për ta bërë; dhe pa asnjë lidhje me fushatën. Nuk e duam si arsye për të dobësuar karakterin tonë.

LAJMI KRYESOR- Rama shan Galher: Karagjoz, sikur flet nga Babrruja, Unë se kam përgojuar BE! Taksa nuk ndryshon, PS do prezantojë programin “Shqipëria 2030”, plani i PD, shkatërrimtar për shtetin

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 2 shkurt 2021 edi rama edi rama 2 shkurt 2021

Sondazh

Poll