Politike

Erion Braçe kërcënon krahun e djathtë të Monika Kryemadhit: Me ty do të merrem vetë nje herë!

2 Shkurt 2021, 10:12 Nga DOSJA
Erion Braçe kërcënon krahun e djathtë të Monika

TIRANË– Zëvendës kryeministri ErIon Braçe ka kërcënuar në rrjetet sociale krahun e djathtë të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit. Në foton e publikuar nga Braçe shfaqen tre persona mirëpo Braçe nuk zgjodhi që të tregonte emrin se kujt po i drejtohej mirëpo në postim ai quan personin kumarxhi dhe drogaxhi që ka mbushur me kokainë Italinë dhe Divjakën.

“Palaco!; Me ty do te merrem vete nje here, diten kur do te publikoj skeden kriminale personale dhe familjare.Ate dite do kuptosh dallimin mes nje socialisti, rilindasi, kumarxhiu qe ka rrjepur cdo djale e burre me baste ne Divjake, familjet e tyre, drogaxhiu qe ka dendur me kokaine Italine fqinje por edhe Divjaken, te paligjshmi qe cdo gje e ka te paligjshme, duke ndertuar e zaptuar prona publike te Divjaken!Te garantoj qe ajo dite do te jete shembullore per ty dhe ate tjetrin qe fsheh surratin pas teje! Besoj je i qarte”, shkruan Braçe.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon brace erjon brace

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 21:21

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe...