Politike

“Kur do e nxirrni programin?”/ Rama shmanget nga pyetja: Kryesore është ballafaqimi i liderëve, ne shohim vizionin…

2 Shkurt 2021, 10:49 Nga DOSJA
“Kur do e nxirrni programin?”/ Rama shmanget nga pyetja: Kryesore

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e kaloi në plan të dytë rëndësinë e një programi për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Rama tha se së pari, qytetarët duhet të shohin liderët politikë. Për programin, Rama tha se kryesori është vizioni, që sipas tij do të përkthehet në një program për Shqipërinë e 2030-ës.

“Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë, duhet të ballafaqojnë karakteret, e më pas programet. Kjo fillon nga karakteri i lidershipit, forcës politikke dhe forcave politike. Dhe besoj se qytetarët kështu mendojnë gjithmonë kur votojnë. Ne e kemi thënë që do të ndajmë me qytetarët një platformë për Shqipërinë e viteve ”30. Ne nuk flasim për një program elektoral për të marrë në dorë punët e vendit, por për një vizion dhe ecurinë mbi çfarë është bërë dhe duhet bërë.”-tha Rama. 

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama programi i ps edi rama programi i ps

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 10:36

TIRANE- Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, e quajti programin e Partisë Demokratike, një “tallje” me qytetarët. Ahmetaj tha se socialistët e kan...