Politike

2 Shkurt 2021, 10:36 Nga DOSJA

TIRANE- Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, e quajti programin e Partisë Demokratike, një “tallje” me qytetarët. Ahmetaj tha se socialistët e kanë analizuar me detaje programin e PD, dhe kanë dalë në përfundimin se është i parealizueshëm.

“Kemi bërë një analizë të detajuar të të ashtuquajturit program. Rikthimi i taksës së sheshtë ngarkon shtresën e mesme, liron dy grupe nga një shifër e konsideruesshme. Cila është arsyeja që nëpërmjet taksës së sheshtë do të ikin para nga buxheti? Nuk u fol asnjë fjalë për rindërtimin. Gjithë ky diskutim për oligarkët është bolori politike, por tek letra e shihni 140 mln dollarë u shkojnë atyre. E dyta është habi e madhe është ulja nga 24 në 18 e kontributit.

Kjo do ishte habi ekstreme dhe e pakuadruar në shifra. Kjo do të thotë që në një ditë shqiptarët mos të marrin dot më pension. Është tallje ndaj shqiptarëve, të çon defiçitin e skemës në 830 mln dollarë dhe prish komplet reformën. Nëse kontribuoni sot, nuk keni garanci se do të merrni pension.

Përtej kësaj kemi gjithë heqjet e taksave. Jam gati të përballem me ju dhe këdo; që kyp program të funksionojë duhet të rritet ekonomija me 20%. Me një trajektore normale është e pamundur. Më kujtohet platforma e dikurshme e qeverisë së PD me Suden; me ne fitojnë të gjithë. E dini që rritet borxhi dhe defiçiti. Ata dy tre që marrin vesh aty ku do i gjejnë 3.4 mld dollarë. Do prodhojnë tek SHQUP-i para. Më kujtoi kryeministri 23% dhe fillon aplikohet me pagën 4 mln lekë të vjetra. Një pagë mbi 4 mln lekë të vjetra do ngarkohet në atë nivel dhe optimalja është më e vogël.”-tha Ahmetaj.

LAJMI KRYESOR- Rama shan Galher: Karagjoz, sikur flet nga Babrruja, Unë se kam përgojuar BE! Taksa nuk ndryshon, PS do prezantojë programin “Shqipëria 2030”, plani i PD, shkatërrimtar për shtetin

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj programi i pd arben ahmetaj programi i pd

Sondazh

Poll