Politike

Adriatik Alimadhi DENONCON: Në Kuvend na shpërndajnë një formular, duhet të firmosim se cilit subjekt politik i përkasim

2 Shkurt 2021, 10:49 Nga DOSJA
Adriatik Alimadhi DENONCON: Në Kuvend na shpërndajnë një

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi ka denoncuar shpërndarjen e një formulari në sallën e Parlamentit, ku deputetëve iu kërkohej të firmosnin se cilit subjekt politik i përkisin deputetët.

“Eshtë një kërkesë politike e ardhur nga jashtë institucionit të parlamentit nga disa subjekte për të kërkuar mandate deputeti për tu regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit, kjo sigurisht me dëshirën dhe bashkëpunimin e drejtuesve të sotëm të parlamentit” akuzon Alimadhi.

Alimadhi aludon se kjo mund të përdoret edhe si presion ndaj PD për të përfituar ndonjë mandat deputeti. Më tej ai shton se ngelet për tu parë në vazhdim se për kë subjekt tjetër kanë firmosur deputetët e tjerë, se cilit subject tjetër politik i përkasin.

Po flitet se disa deputetë kanë firmosur që ju përkasin disa partive si PD, PR, LSI apo edhe subjekteve të tjera politike, por kjo është e fshehtë…ngelet për tu parë në vazhdim se për kë subject tjetër kanë firmosur deputetët e tjerë, se cilit subject tjetër politik I përkasin. Pse nuk bëhen të ditur formularët e firmosur nga deputetët? Kjo tregon qartë bashkëpunimin mes atyre për të ruajtur kapjen e sistemit të vazhdimësisë politike 30 vjecare” thotë Alimadhi, që konstaton se për të gjithë ata që kanë hyrë në kuvend, ky ka qenë vendimi dhe veprimi i duhur.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi adriatik alimadhi

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 10:36

TIRANE- Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, e quajti programin e Partisë Demokratike, një “tallje” me qytetarët. Ahmetaj tha se socialistët e kan...