Politike

E quajti trafikant droge, kreu i LSI në Divjakë i përgjigjet Braçes: Palaço i rilindjes. Turp për ty!

2 Shkurt 2021, 10:37 Nga DOSJA
E quajti trafikant droge, kreu i LSI në Divjakë i përgjigjet

TIRANË– Pas akuzave të zv.kryeministrit Erion Braçe ka ardhur dhe reagimi i kreut të degës së LSI-së në Divjakë, Ledio Rudho. Braçe e quajti atë kumarxhi e trafikant kokaine në Itali ndërsa Rudho shkruan se Braçe nuk ndihej kur votonin Partinë Socialiste. Rudho nis postimin duke e etiketuar Braçen si palaço e se ai do të tërheqë vëmendjen nga dëmi që po i shkaktojnë fermerëve të Divjakës.

POSTIMI:

Për socialistin e kthyer në palaço te rilindjes! Sot pas disa ditësh socialisti i kthyer ne rilindas Erion Brace lindur e rritur ne Kombinat qenka kujtuar te reagoj ndaj meje pikërisht sot ne ditën me te vështirë per te gjithë fermerët e Divjakës edhe zonave përreth. Palaço i rilindjes ka shkruar për mua sot ku janë përmbytur te gjitha te mbjellat e fermerëve per shkak te mospastrimit te kanaleve. Arsyeja është e qarte te heq vëmendjen nga demi qe po i shkaktohet fermerëve te Divjakës. Njeriu qe po rrjep prej 8 vitesh Divjakën me akuzon mua djalë lindur e rritur ne Divjake se paskam rrjepur patriotet e mi!Po deri dje Erion Brace qe votuam Partine Socialiste nuk isha ky djalë qe ti përbalt sot vetëm se nuk ndajmë te njëjtat bindje politike! Turp për ty qe mundohesh te tërheqësh vëmendjen nga realiteti i vështirë qe ndodhet sot Divjaka!”

Në postimin e bërë Braçe shkroi se së shpejti do të publikojë skedën kriminale personale dhe familjare të Rudhos. Në postimin e bërë ai shtoi se Rudho ka rrjepur cdo djale e burrë me baste në Divjake e se çdo gjë që ka e ka të jashtëligjshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon brace ledio rudho erjon brace ledio rudho

Sondazh

Poll

Politike 2 Shkurt 2021, 10:36

TIRANE- Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, e quajti programin e Partisë Demokratike, një “tallje” me qytetarët. Ahmetaj tha se socialistët e kan...