Politike

Vaksinimi në Air Albania/ Rama: Në shkurt vijnë 40.000 të tjerat nga Pfizer, ne dhe Serbia kemi hyrë në zbatimin e kontrat

2 Shkurt 2021, 08:56 Nga DOSJA
Vaksinimi në Air Albania/ Rama: Në shkurt vijnë 40.000 të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte personi i parë që mori dozën e dytë të vaksinës ‘Pfizer’. Ai shkoi në ambinetet e Air Albania së bashku me mjeken Najada Çomo për të marrë dozën e dytë. Pas vaksinimit Rama tha para gazetarëve të pranishëm se Shqipëria dhe Serbia janë vendet e vetme në rajon që kanë nisur zbatimin e kontratës dhe kanë vaksinuar mjekët. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se në mesin e muajti shkurt do të vijnë në 10 mijë doza të parashikuara dhe brenda muajit do të vijnë 30 mijë doza të tjera, pra në total 40 mijë doza.

DEKLARATA E RAMES:

Me sa kemi mësuar imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme është se kemi hyrë në zbatimine  kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Nëse nuk e shikojmë të gjithë panoramën, patjetër që duken shumë pak. Por në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimine  kontratës dhe ka hyrë në vaksinimine mjekëve. Së dyti, në krejt Europën situata është krejt kaotike, vende të mëdha kanë filluar kërcënime, pasi kërkesa është marramendëse dhe në të gjitha rastte oferta është shumë e ulët. Së treti, Dje në darkë vonë kemi marrë konfirmimin nga Pfizer se në mesin e shkurtit do vijnë 10.000 mijë dozat e parashikuara, dhe brenda shkurtit do vijnë 30.000 dozat e tjera.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 21:21

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe...

Politike 1 Shkurt 2021, 21:16

TIRANË– Mbrëmjen e sotme ka plasur debati në emisionin “Open” ku moderatorja Eni Vasili është ‘përplasur me deputetin socialist Alket Hyseni. Teksa ka folu...