Politike

“Mua ka 10 muaj që po më bien flokët”/ Deputeti Alimadhi tregon pasojat që i ka lënë COVID-19 (FOTO-KRAHASIMI)

2 Shkurt 2021, 08:15 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti Adriatik Alimadhi ka treguar pasojat afatgjata që po kalon pas infektimit nga pandemia e koronavirusit, të cilin e ka kaluar prej më shumë se 10 muajsh. 

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti ka ndarë dy foto të tijat, para dhe pas infektimit për të treguar rënien e flokut që ka pësuar.

 

“Duke ndjekur emisionin Opinion, dhe duke qene person i prekur nga Covid-19, i degjova me shume vemendje te ftuarit, veçanerisht doktoret. Gjithashtu te rendesishem ishin edhe ankesat e personave te tjere per shqetesimet e ngritura gjate post Covid 19, te gjitha shqetesimet i perjetoj edhe sot. Ajo qe me duhet te ndaj te kuptueshme me opinionin publik dhe qe duket jane fotot, njera ne fund te muajit korrik dhe fotoja tjeter sot, ku tregon renien e flokut. Mos u merzitni asnjehere, pra jam duke u rikthyer ne gjendjen e meparshme, pavarsisht kohes se gjate mbi 10 muaj. Pergjigjja e doktoreve perrreth gjashte muaj mendoj se nuk eshte e sakte, sepse personalisht edhe pas kesaj kohe i kam te gjitha shqetesimet e ngritura nga prekesit e tjere te Covid-19, duhet kohe me shume, ose nuk ka kohe te percaktuar mendoj. Pas kesaj mos mendoni se keni prekje virusi, qe ta kaloni ate sa me lehte,”-shkruan ai. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik alimadhi adriatik alimadhi

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2021, 21:21

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe...

Politike 1 Shkurt 2021, 21:16

TIRANË– Mbrëmjen e sotme ka plasur debati në emisionin “Open” ku moderatorja Eni Vasili është ‘përplasur me deputetin socialist Alket Hyseni. Teksa ka folu...