Aktualitet

Sot i japin “lamtumirën”! S’ka pushim, nis puna për zbardhjen e vrasjes së Shkëlzen Kastratit, merren në pyetje disa

2 Shkurt 2021, 08:28 Nga DOSJA
Sot i japin “lamtumirën”! S’ka pushim, nis puna për

TIRANË– Shkëlzen Kastrati, i riu që u ekzekutua brenda makinës së tij dje në Fier do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ndërkohë që Policia ka nisur menjëherë nga puna për të zbardhur gjithë dinamikën e plotë të vrasjes së 40-vjeçarit, duke marrë në pyetje disa persona. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për familjarë të Kastratit por edhe persona që dyshohet se mund të kenë dijeni për vrasjen e tij. Megjithatë ende nuk ka asnjë detaj zyrtar nga grupi hetimor. Ndërkohë janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në këtë zonë, të cilat do mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. 

Shkëlzen Kastrati, 40 vjeç u ekzekutua paraditen e djeshme pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier shkelzen kastrati fier shkelzen kastrati

Sondazh

Poll