Aktualitet

Situata në Shkodër/ 1450 ha tokë bujqësore e përmbytur, Bashkia bën thirrje për ushqim për kafshët, ushtria në gatishm

2 Shkurt 2021, 08:07 Nga DOSJA
Situata në Shkodër/ 1450 ha tokë bujqësore e përmbytur,

SHKODËR– Qyteti i Shkodrës ende vuan pasojat e përmbytjeve.  Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1450 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë, ndërsa Rruga e Obotit është e pakalueshme edhe të larta.

Ndërkohë rrugë të bllokuara ka në zonën e Darragjat Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit aty ku lartësia e ujit arrin 130-150 cm në rrugë. Qendrat shendetësore janë në gatishmëri, energji elektrike ka në gjithe zonën, por me shkëputje. Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m ndërkohë që forcat e ushtrisë janë në gatishmëri.

NJOFTIMI:

Situata e përmbytjeve në Njësisnë Administrative Dajç, datë 02.02.2021, ora 08.00.
Hidrometri shënon 6.69 cm, me një rritje prej 9 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.
– 1450 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj,Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
-Rrugë të bllokuara Darragjat Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 130-150 cm në rrugë.
-Ka prezencë uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar.
-Shtëpi të përmbytura s’ka.
– Prezencë uji në oborre 110 shtëpi.
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri.
-Qendrat shendetësore në gatishmëri.
– Energji elektrike ka në gjithe zonën, por me shkëputje.
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia shkodër bashkia shkodër

Sondazh

Poll