Aktualitet

Tentuan të vidhnin dyqanin në Has, pronari i zë ‘pritë’ 4 të miturve! Plagosen 2 adoleshentë, përfundojnë në spital

2 Shkurt 2021, 08:11 Nga DOSJA
Tentuan të vidhnin dyqanin në Has, pronari i zë

HAS– Katër adoleshentë janë futur në një biznes për të grabitur paratë e xhiros ditore, por për dy prej tyre ka shkuar shumë keq. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Has, katër të mitur kanë hyrë në një dyqan, por janë pikasur menjëherë nga pronari.

Sadri Shatri, pronari i biznesit, ka marrë armën e zjarrit dhe ka nisur që të qëllojë mbi të miturit, duke plagosur dy prej tyre, vetëm 16 vjeç. Ndërsa dy të tjerët kanë mundur që t’i shpëtojnë plumbave. 4 të rinjtë, R. M., L. M., O. V. dhe E. V  të moshës 15 vjeç janë banues në fshatin Peraj, Helshan dhe Krumë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të miturit që kishin shpëtuar nga plumbat dhe pronarin e dyqanit. Ndërkohë dy të miturit e tjerë, ndodhen në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur dhe arrestimin e pronarit të dyqanit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet biznesi ne has has sadri shatri grabitet biznesi ne has has sadri shatri

Sondazh

Poll