Aktualitet

Dhunë në familje e i dehur në timon, arrestohen dy persona në Durrës

2 Shkurt 2021, 07:58 Nga DOSJA
Dhunë në familje e i dehur në timon, arrestohen dy persona

DURRËS– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohen për vepra të ndryshe penale. I arrestuar është Gj. L., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu në pranga ka rënë A. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Skanie”, kamion, në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. L., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Skanie”, kamion, në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne durres arrestime ne durres

Sondazh

Poll