Aktualitet

I doli ujku përpara, tmerrohet elektriçisti hero: Hipa në majë të shtyllës

2 Shkurt 2021, 07:18 Nga DOSJA
I doli ujku përpara, tmerrohet elektriçisti hero: Hipa në

TIRANË– Ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” ishte pjesë Xhemil Mezini, elektriçisti nga Kukësi video e së cilit u bë virale këto ditë. Xhemili shihet teksa çan një metër borë në këmbë për të rregulluar defektin te shtylla e korrentit.

I pyetur nga moderatorja, 55 vjeçari pohoi se ecën rreth një orë e gjysmë në këmbë në kushte shumë të vështira atmosferike. Xhemili tha se ai dhe bashkëshortja janë mësuar me rrezikun e kësaj pune. Thënë këtë, ai kujtoi një nga momentet më të frikshme gjatë gjithë këtyre viteve në krye të detyrës.

Një kafshë vinte rrugës, kishte qenë ujk. U tmerrova, m’u çu leshi i kokës përpjetë. Pas kodrës ishte një shtyllë. Vesha kambalecin shpejt e shpejt dhe u ngjita në shtyllë. U ula një metër poshtë tensionit qe të mos më kapte tensioni dhe prita derisa të kalonte ujku”, tregoi ndër të tjera ai.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet xhemil mezini xhemil mezini

Sondazh

Poll