Aktualitet

‘Erdha këtu pasi droga ishte më e lirë’/ Shqiptari arrestohet për kanabis, justifikimet para policisë: Paratë erdhën

2 Shkurt 2021, 07:28 Nga DOSJA
‘Erdha këtu pasi droga ishte më e lirë’/ Shqiptari

ANGLI–Justifikimi i shqiptarit para togave të zeza pasi u kap me kanabis ishte se droga ishte më e lirë në Hull.

U largua nga shtëpia e tij në Londër sepse kanabisi ishte më i lirë për tu blerë në Hull’, kjo ishte deklarata e shqiptarit A.A., i cili për dy javë ka qënë duke fjetur në hotele dhe makinë deri në momentin që u kap nga policia.

Ai u pikas nga efektivët brenda një makine, ndërsa me vete kishte kanabis me vlerë gati 900 £ në një çantë sportive. 21-vjeçari i tha policisë se ai erdhi në Hull sepse droga ishte shumë më e shtrenjtë në Ilford, Londrën lindore.

Ai u ndalua nga policia në Anlaby Road rreth orës 10.20 të mbrëmjes së 6 tetorit të vitit të kaluar. Oficerët mund të nuhasnin kanabis në makinë dhe gjetën 14 mbështjellës të drogës. Droga vlerësohej në 890 £ dhe shqiptari  kishte gjithashtu 615 £ para në dorë, shkruajnë mediat e huaja.

Pas arrestimit të tij, ai i tha policisë se droga ishte për vete dhe se paratë erdhën nga familja në vendlindjen e tij në Shqipëri. Prokurori Paul Genney zbuloi në gjykatë se Abedini arriti për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar si emigrant i paligjshëm një vit më parë, ku ai qëndroi në Birmingham. Ai më pas u zhvendos në Ilford në Londrën Lindore para se të udhëtonte në Hull me makinën e mikut të tij dy javë para arrestimit.

Ai u dënua me 10 muaj burg ndërkohë që pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atiljo abedini kapet shqiptari ne angli shqiptari me droge atiljo abedini kapet shqiptari ne angli shqiptari me droge

Sondazh

Poll